Ekonomia

Tokat e përmbytura, kuksianët kërkojnë kompesim

Banorët e Kukësit, pronat e të cilëve ndodhen nën ujërat e liqenit të Fierzës, i janë drejtuar Avokatit të Popullit për ndihmë.

Ata kërkojnë kompensim të shtëpive dhe tokave të përmbytura nga liqeni, pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës gjatë kohës se regjimit komunist.

Edhe në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Kukës problemi i kompensimit të tokave të përmbytura është trajtuar dhe drejtuesit vendorë i kanë bërë kërkesë qeverisë që ky problem të shqyrtohet duke i dëmshpërblyer këto familje.

Nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978 u përmbytën 35  fshatra dhe qyteti i vjetër i Kukësit. Që nga ajo kohë shteti ka kompensuar një pjesë shumë të vogël të këtyre familjeve nga 5.500 familje që ka gjithësej rajoni i përmbytur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button