roze

Tokio, Miranda “tërbon” të pranishmit me puthjen karakteristike

1418216267mirikerr2Miranda Kerr ka shumë fansa në Japoni, ndaj dhe ideja për t’u bërë partnere me Samantha Thavasa nuk mund të ishte veçse një vendim i lehtë për ish-modelen, e cila u shfaq me një fustan të bardhë dantelle në një shfaqje mode të kësaj marke në Tokio, gjatë së mërkurës.

Kompania është e famshme për çantat e saj të dorës, gjë të cilën nxori në pah edhe Miranda, teksa bënte sfilatën e natyrshme në skenë.

Por, 31-vjeçarja tërhoqi vëmendjen edhe për figurën e saj për t’u pasur zili me fustanin e bardhë deri poshtë gjurit, i cili i shfaqte çdo formë të saj të përkryer.  Flokët e saj të gjatë anonin vetëm nga njëra anë, teksa në fytyrë kishte bërë një makeup të lehtë, duke mos prishur aspak bukurinë e saj natyrore.

Turma u shfaq e entuziazmuar për praninë e yllit australian në shfaqje, ndërkohë që ajo ua ktheu mirënjohjen e saj me stilin e veçantë të Miranda Kerr, duke u dhënë një puthje të gjithëve.

Miranda pozoi gjithashtu edhe në krah të modeleve të tjera, Miki Arimura, Yuri Ebihara dhe Mizuki Yakamoto. Edhe në muajin prill, modelja e cila tashmë është kthyer në një biznesmene që preferon të udhëtojë shumë, vizitoi sërish Tokion nga Nju Jorku, ku ka bazën e saj, për të promovuar gamën e fundit të Thavasas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button