roze

Tom Cruise mungon në dasmën e vajzës së tij

Tom Cruise raportohet se nuk ka qenë i pranishëm në dasmën e vajzës së tij Isabella, e cila organizoi një ceremoni surprizë muajin e kaluar.

Isabella, e cila është birësuar nga Tom Crusie dhe ish-bashkëshortja e tij Nicole Kidman në 1992, ka kurorëzuar dashurinë më 18 shtator, por babai i saj i famshëm raportohet të mos ketë marrë pjesë në ditën e saj më të rëndësishme.

Sipas disa burimeve për revistën “Woman’s Day”, 22-vjeçarja është martuar me partnerin e saj prej 1 viti gjatë një ceremonie të vogël të organizuar në Londër.

Revista raporton se dasma ishte shumë private dhe ishin ftuar vetëm një grup i vogël miqsh, që mesa duket Tom nuk ishte pjesë e listës. Ndërsa thuhet se Nocole Kidman ka qenë e pranishme në ditën më të rëndësishme të vajzës së saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button