☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,414 ▲1.11%
DOW 45,581 ▲0.81%
NASDAQ 21,101 ▲1.47%
NAFTA 103.54 ▲0.64%
ARI 4,610 ▲1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,995 ▼ -1.39% ETH $2,065 ▼ -0.48% XRP $1.3219 ▼ -2.34% SOL $81.3600 ▼ -3.77%
S&P 500 6,414 ▲1.11 % DOW 45,581 ▲0.81 % NASDAQ 21,101 ▲1.47 % NAFTA 103.54 ▲0.64 % ARI 4,610 ▲1.14 % S&P 500 6,414 ▲1.11 % DOW 45,581 ▲0.81 % NASDAQ 21,101 ▲1.47 % NAFTA 103.54 ▲0.64 % ARI 4,610 ▲1.14 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Toni i Kombinatit” nesër dëshmon në Prokurori për dosjen “Doshi”

Fation Skëndëri një prej personave të implikuar në atentatin e pretenduar ndaj deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi, pritet të dëshmojë nesër në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.toniMësohet se ky person, i përmendur si “Toni”, është kthyer nga Gjermania dhe nesër do të paraqitet në organin e akuzës. Fation Skënderi është cilësuar nga Tom Doshi si ndërmjetësi i Ilir Metës, i cili kishte porositur vrasjen e dy deputetëve. Mbrëmë në studion e “Opinion”, Ilir Meta u shpreh se nuk e njihte Fation Skënderin, por ndërkohë, ky njihej nga bashkëshortja e tij si “Toni i Kombinatit”. Në rrëfimin e tij në “Top Story”, Tom Doshi tregoi edhe takimin me Ilir Metën, ku i foli për Fation Skënderin.

“Pyeti Monikën dhe i tha ti e njeh Tonin? Po i tha Monika, Toni i Kombinatit. A e di, i tha, ku e ka lokalin? Po, i tha, afër shtëpisë tonë”,- pati treguar Tom Doshi.

Dëshmia që Fation Skënderi do të japë nesër në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është kyçe për hetimet e dosjes “Doshi”. Por Abc News ka mësuar se pas publikimit të emrit të tij në media, ai ka kërkuar një garanci nga Policia dhe prokuroria që mos të arrestohet nëse kthehet në Shqipëri. Garanci të cilën siç duket e ka marr, pasi është kthyer në Tiranë dheiI është përgjigjur thirrjes së prokurorisë.

Po kush është Fation Skënderaj, i përmendur në këtë histori si “Toni”?

Fation Skënderi është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2006 ai është arrestuar bashkë me shtetasin Gj.Dervishi.

Nga viti 1990 deri në vitin 1993, ai punonte si shofer pranë Partisë Republikane, të drejtuar asokohe nga i ndjeri Sabri Godo. Më pas “Toni” largohet për në Gjermani, ku jetoi për disa vite. Pas kthimit në Shqipëri, bashkë me vëllanë, ai hapi një servis dhe një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas dosjes së Gjykatës, ky investim është bërë me kursimet e familjes dhe me ndihmën e dy personave: një mik nga qyteti i Fierit dhe futbollisti Altin Lala.

Sipas Tom Doshit, Fation Skënderi është pronari i lokal “Viva” në zonën e ish-Bllokut dhe pikërisht në këtë lokal, Doshi pretendon se përgatitej skenari i vrasjes së tij dhe deputetit Mëhill Fufi. Dëshmia e Skënderit nesër në mëngjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pritet të hedh më shumë dritë mbi dosjen “Doshi” e cila ka trazuar politikën shqiptare prej ditësh, si dhe është bërë shkak për rikthim të protestave të opozitës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.