☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.60 ▲1.97%
ARI 4,596 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,934 ▲ +1.96% ETH $2,076 ▲ +4.25% XRP $1.3540 ▲ +1.91% SOL $84.6400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tony Blair po përfiton miliona funte në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut

Prestigjiozja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të tërë ish kryeministrit Tony Blair dhe perandorisë së biznesit të tij në shumë vende të botës.tony_blair

Në shkrimin e gazetarit Phodri Phillips thuhet se shumica e vendeve me të cilat Tony Blair është i përfshirë në lidhje biznesi, janë vende të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat.

Në listën e vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, në të cilën siç të gjithë e dimë, Blair luan rolin e këshilltarit të kreut të ekzekutivit. Po ashtu ai punon me vende si Katari, Arabia Saudite, Kuvajti, Kazakistani dhe Azerbajxhani.

“Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona funte nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat”, shkruan gazeta “The Sun”.

Në krye të artikullit një paragraf më vete i kushtohet vendit tonë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut.

“Bleri punon si këshilltar vullnetar. Por Amnesty International thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. Amnesty International shton se “kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat”, shkruan “The Sun” për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.