🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.38%
DOW 46,144 ▼0.14%
NASDAQ 21,747 ▼0.91%
NAFTA 92.73 ▲5.22%
ARI 4,423 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,165 ▼ -2.08% ETH $2,114 ▼ -1.06% XRP $1.3888 ▼ -3.33% SOL $88.9300 ▼ -1.57%
S&P 500 6,556 ▼0.38 % DOW 46,144 ▼0.14 % NASDAQ 21,747 ▼0.91 % NAFTA 92.73 ▲5.22 % ARI 4,423 ▲0.36 % S&P 500 6,556 ▼0.38 % DOW 46,144 ▼0.14 % NASDAQ 21,747 ▼0.91 % NAFTA 92.73 ▲5.22 % ARI 4,423 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Topalli si Berisha: Reformën e ndërkombëtarëve, nuk e votoj kurrë!

Deputetja e partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi sot në Kuvend se nuk do të pranojë dhe nuk do të votojë kurrë që reforma në drejtësi dhe procese të tjera të rëndësishme kushtetuese të bëhen nga ndërkombëtarët.

Ajo theksoi se ndërkombëtarët duhet që të asistojnë dhe të japin ndihmën e tyre, por jo që ndryshime kushtetuese të bëhen prej tyre, por nga klasa politike shqiptare. Ish-kryeparlamentarja kritikoi edhe deputetë të mazhorancës, por pa përmendur emra, të cilët janë shprehur se do votojnë çdo propozim të ndërkombëtarëve edhe pa e lexuar fare fillimisht draftin.

Sipas deputetes demokrate, nëse ndodh që të tilla procese të rëndësishme të bëhen nga ndërkombëtarët, atëherë klasa politike shqiptarë ka “kapitulluar” dhe të gjithë duhet të largohen.

Unë mbështes atë që tha ish-Kryeministri Berisha, nuk do të votoj kurrë që në Kushtetutë të ketë një nen që të shkruhet se procese të ndryshme të bëhen nga ndërkombëtarë. Këtë proces nuk mund ta bëjnë ndërkombëtarët para shqiptarëve. Nëse e bëjnë ndërkombëtarët do të thotë që sistemi politik ka rënë. Nëse sistemi politik ka rënë, atëherë të ikim të gjithë në sekondë. Nuk bie kurrë dakord me ato kolegë që thonë ma kanë sjellë këtu dhe unë e votoj pa e parë. Bashkë me të huajt po, vetëm të huajt kurrë!”, u shpreh Topalli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.