☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,531 ▲ +1.47% ETH $2,065 ▲ +3.64% XRP $1.3412 ▲ +1.18% SOL $84.2400 ▲ +2.9%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Totozani-kryebashkiakëve: Zbatoni detyrimet për posterat

Zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit do dhe pak ditë të fillojë, dhe Avokati i Popullit i kërkon kryebashkiakëve zbatimin me korrektesë të detyrimeve për vendosjen e materialeve propagandistike gjatë procesit të zgjedhjeve.

Ai u ka dërguar rekomandim të gjithë kryetarëve të bashkive në vend, për zbatimin me korrektesë të detyrimeve ligjore.

Totozani kërkon marrjen e masave të nevojshme tekniko – organizative me qëllim zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe Udhëzimet e KQZ-së nga strukturat e pushtetit vendor lidhur me vendosjen e materialeve propagandistike gjatë procesit të zgjedhjeve.

Gjithashtu kërkohet edhe monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave publike të miratuara për vendosjen e posterave zgjedhore me qëllim të shmangien e situatave të cenimit të hapësirave të miratuara dhe garantimin e një mjedisi për zgjedhje sa më të ndershme dhe të lira.

“Në shumë raste, subjektet politike nuk janë informuar për hapësirat që u janë caktuar, apo kanë cenuar hapësirat e tjera publike, duke shkaktuar probleme në disa raste, të referuara tashmë në raportet e organizatave ndërkombëtare që janë angazhuar në monitorimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri”, vëren z. Totozani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.