Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,737 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,006 ▼ -0.69% ETH $2,181 ▼ -2.82% XRP $1.3286 ▼ -3.28% SOL $82.0000 ▼ -3.5%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,737 ▼0.85 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,737 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Trafikonin klandestinë, goditet grupi kriminal

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar një grup kriminal që merrej me kalimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme. 6 persona janë arrestuar të martën, duke e çuar në 18 numrin e personave pjesëtarë të grupit.

Për Ilirjan Mizën, Erigenti Bezo, Julian Shaholli dhe Flamur Hajdaraj është dhënë masa “arrest me burg”, ndërsa janë ndaluar Genci Jazxhi dhe Elton Kupe.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se këta persona, si edhe të tjerët e arrestuar më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një linjë kalimi klandestinësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nëpërmjet Greqisë, në Shqipëri-Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani.

4 raste  ku 100 persona, kryesisht nga Siria janë gjetur në furgonë transporti në Korçë dhe rrugës për në Kukës e kanë çuar policinë drejt zbulimit të aktivitetit kriminal.

Nga hetimit e kryera, ka dyshime të arrestuarit kanë realizuar transportimin e klandestinëve kundrejt shpërblimit prej 900 eurosh për person deri në Kosovë ose 1250 euro për person deri në Serbi.  350 euro për person paguhej shoqëruesi i klandestinëve në Kosovë.

Klandestinët kanë rrëfyer në polici se pas një qëndrimi prej rreth 5-6 muajsh në Greqi, kanë kotaktuar me disa persona që i kanë mundësuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke udhëtuar me taksi nga qyteti i Selanikut dhe dyshohet se kanë mbërritur në afërsi të kufirit, mes rrethit të Devollit dhe fshatrave grekë me automjete të drejtuara nga shtetas grekë, ku janë ndihmuar më pas nga disa persona të  tjerë të paidentifikuar  për policinë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për rreth dy ditë me këmbë e më pas janë transportuar në brendësi të territorit të rrethit të Devollit.

Strehimi i tyre i përkohshëm bëhej në ambiente të braktisura në zonën e Devollit si edhe në banesa në Elbasan dhe më pas transportimin e tyre drejt Tiranës, ku strehoheshin dhe atje për pak kohë në banesa në zonën e Laknasit, Kamzës dhe Tiranës e pastaj transportoheshin në drejtim të Morinës, për t’u kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për në Kosovë, Serbi, Hungari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.