Trafiku i fëmijëve, Krimet e Rënda kërkojnë 10 vjet burg për Begzim Isën
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/02/krimet-e-pasluft-euml-s-n-euml-n-juridiksionin-e-gjykat-euml-s-speciale_hd.jpg)
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot, 10 vjet burg për 21-vjeçarin Begzim Isa nga Kukësi, me akuzën e trafikimit të fëmijëve, mbetur në tentativë.
Begzim Isa u arrestua mbi akuzën e rrëmbimit të një 7-vjeçari në Kukës në fillim të muajit prill 2013. Për të u vendos masa e arrestit burg pa afat, masë që e la në fuqi dhe Gjykata e Apelit. Arrestimi i Isës zgjoi shpresat dhe për vajzën e humbur në Zapod të Kukësit, Bleona Matën.
Sipas Policisë së Kukësit Begzim Isa, ka rrëmbyer 7-vjeçarin A.F, me qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës. Policia thotë se 20-vjeçari ka pasur si qëllim trafikimin e tij drejt Kosovës për një shumë të konsiderueshme deri në 40 mijë euro.
Vetë i riu nuk e ka pranuar akuzën dhe po kështu familjarë të tij kanë dalë në mbrojtje të të afërmit duke akuzuar policinë se nuk ka hetuar mjaftueshëm për të ngritur këto akuza.