Ekonomia

Tragetet, 342 udhëtarë dhe 95 automjete mesatarisht në çdo lundrim

Tragetet e linjave të Durrësit gjatë vitit 2014 kanë transportuar mesatarisht 342 udhëtarë dhe 95 automjete në çdo lundrim. Në të njejtat lundrime tragetet kanë transportuar mesatarisht edhe 323 ton mallra, kryesisht me kamionët dhe trajlerët që udhëtojnë më pas në rrugë tokësore drejt destinacioneve të tjera përtej porteve në të dy anët e Adriatikut

Tragete-udhetare-Durres-Foto-Gezim-Kabashi-467x350Ndërkaq, anijet tregtare, të cilat në mjaft raste kanë sjellë në Durrës mallra importi dhe më pas janë ngarkuar me mallra për në destinacione të ndryshme, kanë transportuar mesatarisht 5.250 ton mallra në çdo lundrim. Kohët e fundit në portin e Durrësit janë përpunuar anije që janë ngarkuar deri me 30 mijë ton mallra për eksport, por nuk kanë munguar edhe ngarkesat minimale prej pak kontejnerësh, apo disa qindra ton mallra.

Nga terminali i trageteve, Durres Foto Gezim KabashiNga të dhënat e përftuara nga sektori i statistikave portuale mësohet se numri mesatar i udhëtarëve për çdo traget është më i lartë se sa ai i vitit 2013, ndërsa ka një rënie të numrit të automjeteve, kryesisht të autoveturave. Tragetet lundrojnë drejt Durrësit me një numër mesatar prej 335 udhëtarësh, ndërsa nga Durrësi drejt porteve të Barit, Brindizit, Ankonës apo Triestes (Itali) ato kanë në bord mesatarisht 348 udhëtarë në çdo lundrim, ose 13 njësi më shumë.

Gjatë vitit që lamë pas në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar 3 milion e 718 mijë ton mallra, 4 për qind më shumë se në 2013. Tragetet janë shfrytëzuar nga 774.682 udhëtarë gjithsej, ose 8 për qind më shumë se sa periudha pararendëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button