Trageti në rrezik , shpëtohen 356 persona, mes tyre 8 shqiptarë .Në bord ende 122 të tjerë ( Video )
Ngjarja në tragetin italian, minutë pas minutë e zbardhur në BalkanWeb me foto e dhe video nga vendngjarja. Zhvillimet sot dhe për gjatë gjithë ditës së djeshme të përpunuara me informacionet ë të fundit.
Një operacion i madh i kryesuar nga italianët dhe pasuar nga grekë e shqiptarë është duke u zhvilluar edhe sot në ujrat e Adriatikut ku jetë njerëzish presin të shpëtohen nga trageti që dje mori flakë pranë Korfuzit. Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që po shpëtohen dhe po zbriten në portet italiane. Mes pasagjerëve që presin ende të shpëtojnë janë dhe 14 shqiptarë, ndërkohë që 8 prej tyre i janë larguar ujit dhe kanë prekur tokën. Rreth orës 07:00 te se henes, shtetasja Brunilda Kazo u shpëtua nga trageti, rreth ores 08:30 dhe shqiptari tjeter Gjergji Kaco duke lënë në bord dhe shumë persona që ende presin të largohen prej aty. Mësohet se në bordin e tragetit ndodheshin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit. Nacionalitetet jane: 234 grekë, një rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, një suedez, një kanadez, 2 ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, një maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandisht, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakianë.
Zyrtarisht flitet per nje te vdekur, nje shtetas grek qe u dergua ne Portin e Brindisit, por deshmi per mediat italiane pohojne se jane 4 te vdekur ne bord.
GRUAJA E VIKTIMËS GREK: NA LANË NË DET 4 ORË, BURRI MË VDIQ
Ora 11:20-“Burri im dhe unë qëndruam për 4 orë në ujë. Tentova ta shpëtoj, por nuk ia dola dot. Ai më thoshte vazhdimisht, ‘do vdesim, jemi duke vdekur”. Kështu e nis Teodora Douli, 56 vjec, bashkëshortja e 62-vjecarit grek që vdiq në fillim të incidentit të nisi në anije, shumë pak milje larg bregdetit shqiptar.
MPJ: JA EMRAT E 11 SHQIPTARËVE TË EVAKUUAR, JASHTË RREZIKUT PËR JETËN
Ora 11:15 Ministria e Punëve të Jashtme informohet nga Konsullata jonë në Janinë dhe Roja Bregdetare greke se në listën e pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes «ABY JEANNETTE» ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:
• Refik Aliko
• Sheraf Aliko
• Donika Aliko
• Jonel Lamcaj
• Festim Cuci
• Hasie Cuci
• Brunilda Cazo
• Jorgo Kristo
MPJ informon se anija «ABY JEANNETTE» ndodhet ende në zonën e operacionit për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen.
MPJ jep informacione edhe për 3 shqiptarë të tjerë dhe ata të evakuuar, por që nuk ndodhen në anijen «ABY JEANNETTE». “Nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasja Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin “Copertino” të Leces jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasit shqiptarë Albert Mane dhe Alban Skëndaj kanë mbërritur në Portin e Barit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thekson MPJ.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Konsullatat tona në Janinë dhe Bari ndjekin me përparësi ecurinë e evakuimit dhe do të informojnë qytetarët për të dhënat e reja hap pas hapi.
PRITET PËRKEQËSIM I MOTIT
Ora 11:04-Pritet përkeqësim i motit, përshpejtohet shpëtimi i pasagjerëve
“Në orët në vijim deti do të egërsohet dhe priten dallgë të fuqishmë në brigjet pulijeze”, bëjnë të ditur autoritetet portale italiane. Era pritet të fryjë me 60-70 km në orë, ndërkohë që dallgët arrijnë 3 dhe 4 metër.
PROKURORIA E BARIT NIS HETIMET
Ora 10:36-Prokuroria e Barit ka nisur hetimet mbi zjarrin që ra dje në tragetin italian duke rrezikuar jetën e disa qindra pasagjerëve. Prokurori Giuseppe Volpe, bëri të ditur se kanë nisur hetimet dhe se po merren në pyetje dëshmitarët si dhe pjestarë të shpëtuar nga ekuipazhi i anijes.
SHPËTOHEN 356 PERSONA
Ora 10:10-Bilanci i fundit, shpëtohen 356 persona, në bord mbeten dhe 122.
SHPËTOJNË 345 PERSONA
Ora 09:50-Marina italiane ka komunikuar se janë shpëtuar 345 persona nga trageti ‘Norman Atlantic’. Janë dhe 133 që presin të largohen nga trageti.
SHPËTOJNË 329 PERSONA
Ora 09:35-Marina italiane ka komunikuar se janë shpëtuar 329 persona nga trageti ‘Norman Atlantic’. Janë dhe 149 që presin të largohen nga trageti.
DËSHMI: JANË 4 TË VDEKUR
Ora 09:20-Mund të rezultojë dramatik bilanci në tragetin “Norman Atlantic”. Një prej udhëtarëve të shpëtuar shprehet se ka parë në bordin e anijes 4 të vdekur. Ndërkohë bilanci zyrtar flet vetëm për një viktimë, një shtetas grek i quajtur Jorgos Doulis.
Por dëshmitari, një burrë i nacionalitetit turk e dha deklaratën sapo mbërriti në tokë sëbashku me 48 pasagjerë të tjerë të tragetit famëkeq “Norman Atlantic”.
Sipas tij, të vdekurit janë 2 gra dhe 2 burra.
“Katër besoj sepse ishte errësirë dhe nuk dalloheshin qartë, por ishin katër”. Dëshmitari thotë se shumë njerëz përfunduan në det.
“Pashë shumë njerëz që ranë në det. Nuk e di c’u bë me ta, nëse shpëtuan apo jo. Dëgjonim ulërima, shihnim tym, flakë dhe për 5 minuta, anija u përfshi e gjitha nga flakët. Mbeti shumë pak për t’u bërë. Ne mbetëm të izoluar në katin e fundit të tragetit”.