☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.14 ▼1.46%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,213 ▼ -1.21% ETH $2,331 ▼ -0.61% XRP $1.5232 ▼ -3.2% SOL $94.7900 ▼ -0.19%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tragjedi në Vjenë: Shembja e skelës u merr jetën 4 punëtorëve shqiptarë

Aksidenti në një kantier ndërtimi në Alsergrund la edhe një të plagosur rëndë; viktimat dyshohet se janë nga Kosova, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Vjenë, ku shembja e skelave në një kantier ndërtimi u ka marrë jetën katër punëtorëve shqiptarë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në lagjen Alsergrund, në rrugën Porzellangasse, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një papafingoje. Sipas autoriteteve austriake, rreth orës 14:30 u shembën skelat së bashku me disa kolona betoni, duke rrëzuar punëtorët në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Burime mediatike dhe familjarë të viktimave bëjnë të ditur se ata dyshohet të jenë shtetas nga Kosova. Mes viktimave është identifikuar edhe Pajtim Bajrami nga fshati Klinë e Poshtme, në Skënderaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës… bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në reagimin e familjarëve.

Zëdhënësi i zjarrfikësve të Vjenës, Martin Hofbauer, deklaroi se e gjithë struktura u shemb duke zënë poshtë pesë persona. Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë, pasi në disa raste materialet e ndërtimit u hoqën me mjete manuale.

Një punëtor 45-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, por me plagë të rënda në kokë, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Fillimisht pati dyshime për persona të tjerë të bllokuar, por rreth orës 18:00 autoritetet konfirmuan bilancin përfundimtar prej katër viktimash.

Ndërkohë, policia dhe inspektorët e punës kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa zona është izoluar dhe dëshmitarët po merren në pyetje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.