☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,584 ▼ -0.56% ETH $2,001 ▼ -1.13% XRP $1.3230 ▼ -1.77% SOL $81.8400 ▼ -1.94%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia në Foggia! Vrau italianin edhe të bijën 16-vjeçare, Taulant Malaj filmoi dhe i shpërndau pamjet horror në Whatsapp

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja rrëqethëse në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Taulant Malaj, vrau një shtetas italian dhe të bijën 16-vjeçare, pasi kjo e fundit ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.
Autori i vrasjes pasi kreu krimin e dyfishtë, ka filmuar ngjarjen makabre dhe pamjet së bashku me një rrëfim ua ka dërguar disa personave me mesazh në Whatsapp. Në videon me pamjet e rënda, Malaj dëgjohet të thotë: “E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime…Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën.”

Sikurse duket edhe nga pamjet, pas filmimeve jashtë, Malaj futet në banesë duke vijuar pandërprerë xhirimet e pamjeve horror. Aty shihet trupi i pajetë i të bijës i shtrirë në tokë, ndërsa i drejtohet bashkëshortes duke i thënë: “Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë. Pusho o … pusho. Pusho. Boll o …Boll, boll, boll se ta fala njëherë, boll.”

Ndërsa e shoqja dëgjohet të thotë “po çfarë bëre kështu”.

“Shiko i kam therur dhe do t’i ther akoma, s’ka ardhur asnjë polici. Ku është djali? Do t’i ther tani”,  thotë Malaj në video.

Mediat italiane raportojnë se Taulant Malaj, dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje jashtëmartesore me tregtarin italian Massimo De Santis, pronar i “Jolly”, dy lokaleve të njohura në Torremaggiore dhe njëherazi, kunati i senatorit Gisella Naturale. Në rrethana ende të paqarta, ai ka qëlluar shtetasin italian në shkallët e pallatit, aty ku duken njollat e mëdha të gjakut.

Gjatë konfliktit, Malaj ka tentuar të vrasë bashkëshorten, Tefta Malaj, por dyshohet se ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit, Gessica, që u qëllua për vdekje në vend të saj pasi ndërhyri për të mbrojtur nënën. Bashkëshortja e vrasësit shqiptar ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia në gjendje jo të rëndë shëndetësore, por e shokuar nga ngjarja.

Pas vrasjeve, Malaj u arrestua pranë pallatit. Gjatë ndalimit nga policia, ai ka rrëfyer se po kërkonte djalin e tij pesë vjeçar. Në vendngjarje u sekuestrua arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Familja shqiptare ishte me origjina nga Selenica e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse mes çiftit ka pasur konflikte të mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.