☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Trajnimi i stafit të burgjeve, Zoto: Shpejton ri-integrimin e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me ICITAP dhe prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvilluan sot ceremoninë e hapjes së kursit për specializimin e personelit për riabilitimin e të dënuarve.

Trajnimi-i-trajnereve-ne-Sistemin-e-BurgjeveDrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, u shpreh në fjalën e hapjes së aktivitetit se është e rëndësishme që përmes zhvillimit të kapaciteteve të burgjeve të mundësohet një ri-integrim më i shpejtë për personat në konflikt me ligjin.

“Një kurs i tillë bëhet për herë të parë në Shqipëri, prandaj për ne është shumë i rëndësishëm. Është një nismë mjaft e mirë dhe një trajnim profesional për ata, që nesër do të jenë në krye të stafeve të burgjeve për të vazhduar trajnimet brenda sistemit. Është një kurs i vështirë 10- ditor, sfidues për nga materialet e trajtuara, i cili është hartuar me programet më bashkëkohore”, theksoi ndër të tjera Zoto.

I pranishëm në panel ishte edhe Robert Wilton, i cili foli në emër të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si partner në këtë projekt ambicioz. “Ky trajnim është shembull i partneritetit të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri. Nelson Mandela thoshte se “Askush nuk e njeh një komb, derisa hyn në burgjet e tij”. Në këtë kuptim, gjithkush i privuar nga liria duhet të trajtohet me dinjitet. Mbrojtja e personave të privuar nga liria në burgje është përmirësuar ndjeshëm dhe OSBE ka dhënë mbështetjen e saj përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe në përmirësimin e kuadrit legjslativ. Kemi si qëllim profesionalizmin e stafit në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë, gjë që sjell një zhvillim të qëndrueshëm kombëtar. Duhet ndërtuar një sistem që promovon mbrojtjen sociale, për trajtimin e grupeve specifike të të dënuarve vulnerabël, siç janë të të miturit, gratë dhe personat me probleme të shëndetit mendor.”, theksoi Wilton.

Ndërsa Steve Bennet nga ICITAP ndau me audiencën eksperiencën e tij në sistemin e sigurisë në SHBA, duke evokuar rëndësinë e profesionalizmit të stafeve të burgjeve në kontekstin e sistemit të drejtësisë. “Për një drejtësi efektive duhen mbajtur parasysh tre elementë të rëndësishëm: policia, burgjet dhe gjykatat. Kam vënë re se burgjet janë një hallkë e neglizhuar. Jo se ata nuk ju kuptojnë, por nuk ju shohin. Nuk shohin punën tuaj të përditshme, e cila nuk është e dukshme për vetë natyrën e saj. Për këtë arsye, unë e përgëzoj nismën dhe ju uroj suksese në trajnimin e sotëm, që është mjaft profesional.”- theksoi Bennet.

Trajnimi i trajnerëve përfshin punonjës të sistemit të burgjeve nga sektorët më të rëndësishëm, siç është ai social, ligjor, i shëndetësisë dhe sigurisë. Ai është gjithpërfshirës dhe do të vijojë deri në datën 19 dhjetor 2014, kur do të zhvillohet edhe një ceremoni diplomimi për pjesëmarrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.