Transparencë e institucioneve përmes bashkëpunimit me organizatave civile
Nisma globale e Partneritetit të hapur qeveritar jep shumë mundësi për bashkëpunim mes institucioneve shtetërore dhe organizatave civile. Transparencë më e madhe e të dhënave, një nga prioritetet e iniciativës, mund të sigurohet me vullnet politik të autoriteteve, por edhe kërkesë prej qytetarëve për realizimin e të drejtave, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Mia.
Për zbatimin e prioriteteve nga iniciativa, koordinator i së cilës është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, veçmë është përgatitur Plani i tretë aksionar. Një pjesë prej 495 përfaqësuesve të kyçur në përgatitjen ishin edhe 53 organizata joqeveritare me të cilat së bashku janë planifikuar 100 arritje dhe 34 angazhime në tetë sfera prioritare.
“MSHIA u jep mbështetje të fuqishme institucioneve qeveritare në arritjen e standardeve të larta për përmbushjen e prioriteteve të Partneritetit të hapur qeveritar. Institucionet qeveritare dhe organizatat qytetare punojnë në prioritet e konfirmuara për krijim participues të politikave, të dhëna të hapura, qasje e lirë deri te informacionet, parandalimin e korrupsionit dhe qeverisje e mirë, transparencë fiskale, transparencë në nivel lokal, shërbime publike dhe ndryshime klimatike”, informon zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Timço Mucinski.
Sipas përfaqësues rezidente të UNDP-së në Maqedoni Louisa Vinton, krahas angazhimeve të fuqishme dhe masave pozitive në Partneritetin e hapur qeveritar, e rëndësishme është zbatimi që duhet ta ndjekë sektori civil.