Transporti detar kryeson shkëmbimet tregtare
Transporti detar kryeson në shkëmbimet tregtare të mallrave, ndërsa rezulton “zero’ transporti hekurudhor.
Gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2014 sipas INSTAT, mënyrat e transportimit të mallrave të importuara dhe eksportuara ishin me det, rrugë, ajër, posta, korriera, email, etj, ku kryeson si lloji më i përdorur transporti detar që zuri 66,4% të vlerës së mallrave të eksportuara dhe 51,7% të atyre të importuara.
Grupet kryesore të mallrave që përdorën transportin detar duke kontribuar më shumë janë edhe grup-mallrat “Tekstile dhe këpucë” me 40,6 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 27,8 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 13,7 %.
Grupet kryesore të mallrave që kontribuan më shumë në importet përmes transportit detar janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 18,6 %, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 17,2 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 16,4 %.