🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.54 ▲0.68%
ARI 4,791 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,104 ▲ +1.49% ETH $2,196 ▲ +0.55% XRP $1.3438 ▲ +0.7% SOL $83.3900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,791 ▼0.55 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,791 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Tranzicioni Trump, emërohet sekretari i mbrotjes dhe ambasadori në Kinë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka emëruar zyrtarisht James Mattis si sekretar të mbrojtjes, detyrë e cila aktualisht mbahet nga Ashton Carter.

Gjenerali me katër yje në pension, i quajtur ndryshe edhe “qeni i terbuar”, njihet për kritikat e tij të ashpra ndaj politikave që ka ndjekur Pentagoni në Irak dhe Afganistan.

Zgjedhja e një strategu të “kalitur”ushtarak në këtë detyrë është një tjetër tregues i qartë që Trump ka për qëllim të drejtojë politikën e jashtme larg nga Presidenti demokrat Barack Obama.

Matis ka shprehur prej kohësh shqetësime edhe në lidhje me kërcënimin që vjen nga Irani.

Vetë Trump e ka vlerësuar 66 vjeçarin si një prej gjeneralëve më të efektshëm dhe udhëheqës të jashtëzakonshëm.

Para se të dilte në pension në vitin 2013, Matis ishte komandant i “Komandës Qendrore” të SHBA, ku ka drejtuar shumë operacione ushtarake në gjithë Lindjen e Mesme.

Ai ka marrë vlerësime pozitive për udhëheqjen e betejës në Falluxha në 2004, një nga më të përgjakshmet në Irak.

Ndërkohë guvernatori i Iowa, Terry Branstad, ka pranuar ofertën e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për të qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë.

Pas takimit me ekipin e tranzicionit Trump, Branstad nuk ka komentuar shumë lajmin, duke thënë vetëm se është krenar që ka mbështetur republikanin si president.

Marrëdhëniet mes Trump dhe Kinës kanë qenë fokus këto ditë pas telefonatës që presidenti i zgjedhur bëri me liderin e Tajvanit, të cilin Kina e konsideron ende provincë të saj.
Biseda mes miliarderit dhe liderve të Tajvanit ishte e para që prej 1979, kur presidenti Jimmy Carter miratoi polikën One-China, duke njohur vetëm qeverinë e Pekinit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.