Trashëgimia nënujore- Shqipëria aspiron anëtarësimin në komitetin shkencor të UNESCO-s
Konventa e 5- të Botërore e Trashëgimisë Nënujore po zhvillon punimet në Paris. Kjo Konventë ka mbledhur specialistë të fushës, por dhe diplomatët përfaqësues të vendeve anëtare të UNESCO-s për një diskutim 3-ditor mbi rëndësinë që ka ruajtja e pasurive nënujore për njerëzimin.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë Konventë mjaft të rëndësishme ku ndër të tjera do të zgjidhet komiteti i ri shkencor i UNESCO- s për trashëgiminë nënujore. Në këtë komitet kandidon për Shqipërinë, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, që me shumë gjasa pritet të zgjidhet si anëtar i ri i komitetit shkencor. Kjo do t’i jepte një mundësi të madhe Shqipërisë për të hedhur vëmendjen edhe nga ruajtja e trashëgimisë nënujore. Për herë të parë, Shqipëria do të kishte një anëtar permanent në një nga Komitetet e rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë.
Ajo që pritet të përbëj lajm për ditën e sotme është se sot mbasdite zgjidhen 6 anëtarët e rinj të komitetit shkencor dhe teknik. Shqipëria është kandidate e fortë për një vend në këtë komitet. Të shpresojmë që Auron Tare, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të jetë përfaqësuesi ynë në këtë organizëm ndërkombëtar