Tregtia me Greqinë zë 6.8 % te vëllimit te pergjithshem
Shkëmbimet tregtare me Greqinë zënë 6.8 % të të gjithë tregtisë.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë njëmbëdhjetëmujorit të vitit 2014 arritën në rreth 47.969 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 41.756 milionë lekë.
Por, ndryshe nga importet, eksportet nga Greqia për këtë periudhë kanë shënuar rritje. Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 13.331 milionë lekë, pasuar nga grupi ‘ushqim, pije duhan’ në vlerën 12.630 milionë lekë dhe nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 6.971 milionë lekëve. Ndërkohë, eksportet shqiptare drejt Greqisë llogariten në vlerën e 8.198 milionë lekëve. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Greqia llogariteshin 7.048 milionë lekë.