☁️
Tiranë 11°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,599 ▲1.42%
DOW 46,351 ▲1.7%
NASDAQ 21,972 ▲1.5%
NAFTA 89.48 ▼8.91%
ARI 4,422 ▼3.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,084 ▲ +3.42% ETH $2,153 ▲ +3.44% XRP $1.4443 ▲ +3.62% SOL $91.3700 ▲ +4.6%
S&P 500 6,599 ▲1.42 % DOW 46,351 ▲1.7 % NASDAQ 21,972 ▲1.5 % NAFTA 89.48 ▼8.91 % ARI 4,422 ▼3.34 % S&P 500 6,599 ▲1.42 % DOW 46,351 ▲1.7 % NASDAQ 21,972 ▲1.5 % NAFTA 89.48 ▼8.91 % ARI 4,422 ▼3.34 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Bota

Tregtia, SHBA do të çojë oriz në Kinë

Kina ka pranuar për të parën herë t’u lejojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës importin e orizit. Marrëveshja dypalëshe u siguron fermerëve amerikanë qasjen në tregun më të madh të konsumatorëve të orizit në botë, ku sipas përllogaritjeve vetëm vitin e kaluar, gjiganti aziatik ka importuar gati 5 milionë tonë.

Bisedimet tregtare mes dy vendeve në këtë drejtim kanë rezultuar të suksesshme, edhe pse në çështje të tjera progresi ka qenë i vakët. Tregun e saj të orizit Kina e hapi në 2001-shin, por mungesa e protokollit mbi insektet dhe sëmundjet e bimëve i bllokoi efektivisht importet, edhe pse tani është pikërisht bujqësia ajo që po kthehet në pikën e shndritshme të një marrëdhënieje tregtare plot gjemba me SHBA-në.

Bisedimet e mbajtura në Uashington vetëm në këtë drejtim arritën një farë avancimi, sepse tema të tjera, si eksportet kineze të çelikut, apo surplusi tregtar i Peknit prej 347 miliardë dollarë me Amerikën u provuan kauzë e humbur.

Sipas organizatës përfaqësuese të industrisë amerikane të orizit, ujdia e re është më kompleksja e këtij lloji që ka ekzistuar ndonjëherë dhe vendos standarde të rrepta për eksportuesit amerikanë.

“E dimë se Kina kërkon të sjellë këtu një ekip ekspertësh për të verifikuar komplekset e prodhimit dhe furnizuesit që do të dërgojnë orizin atje me anije. Po punojmë me autoritetet për ta realizuar këtë sa më shpejt dhe në mënyrën më efikase të mundshme”, thotë Carl Brothers, president i Komitetit të Politikës Tregtare të SHBA.

Për zyrtarët dhe industrinë amerikane, kjo është një arritje e jashtëzakonshme, sepse tregu kinez përfaqëson një mundësi të vyer për të tashmen dhe një potencial të ndjeshëm rritjeje për të ardhmen.

Llogaritet që deri në 2024-n, një kinez normal do të arrijë të konsumojë 75 kilogramë oriz në vit krahasuar me 13 kilogramë që do të konsumohet mesatarisht nga një individ në Amerikë dhe 5.5 kilogramë në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.