🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 82.26 ▼1.21%
ARI 4,424 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,828 ▲ +0.06% ETH $1,893 ▲ +0% XRP $1.0117 ▼ -0.74% SOL $76.2700 ▼ -0.04%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.26 ▼1.21 % ARI 4,424 ▼0.98 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.26 ▼1.21 % ARI 4,424 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Arte

Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në Rivierën Shqiptare

Green Coast Resort rikthehet edhe këtë vit si një nga destinacionet kryesore të aktiviteteve dhe festave verore në Riviera Shqiptare, me një kalendar të pasur eventesh që do të shoqërojnë sezonin përgjatë gjithë verës.

Në kuadër të eventit “The Essence of Green Coast”, banorët dhe vizitorët patën mundësinë të përjetonin nga afër atmosferën që karakterizon këtë destinacion: një ndërthurje mes jetesës pranë detit, argëtimit, artit, muzikës dhe aktiviteteve për të gjitha moshat.

Programi u konceptua si një ditë e plotë pranë detit, ku aktivitetet sportive, momentet kreative dhe argëtimi u ndërthurën natyrshëm. Dita nisi me energjinë e ushtrimeve fizike në bregdet, duke sjellë një atmosferë aktive dhe dinamike. Më pas, aktivitetet vijuan me momente krijuese për fëmijë dhe prindër, të cilët i dhanë ngjyra plazhit përmes pikturimit të gurëve dhe lojërave në natyrë.

Gjatë pasdites, atmosfera u zhvendos drejt ritmit të festave verore që karakterizojnë çdo sezon në Green Coast Resort. Nën tingujt e muzikës, bregdeti u kthye në një skenë performancash, duke sjellë për pjesëmarrësit momente argëtimi dhe ndërveprimi pranë detit. Programi nuk la pas as dimensionin artistik, përmes një sesioni pikture ku pjesëmarrësit mund të rikrijonin në telajo perëndimin e diellit, një nga momentet më të veçanta të ditës.

Me një program të pasur që pritet të vijojë përgjatë gjithë sezonit veror, Green Coast Resort synon të mbetet një nga destinacionet kryesore të Riviera Shqiptare për festa, aktivitete sportive, kulturore dhe artistike, duke ofruar eksperienca të dedikuara për banorët, vizitorët dhe familjet që zgjedhin këtë destinacion për pushimet verore.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.