Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,451 ▼0.43%
DOW 52,637 ▲0.63%
NASDAQ 25,725 ▼1.21%
NAFTA 68.50 ▼0.12%
ARI 4,125 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,643 ▲ +2.46% ETH $1,700 ▲ +4.96% XRP $1.0842 ▲ +2.11% SOL $80.9000 ▲ +4.68%
S&P 500 7,451 ▼0.43 % DOW 52,637 ▲0.63 % NASDAQ 25,725 ▼1.21 % NAFTA 68.50 ▼0.12 % ARI 4,125 ▲1.04 % S&P 500 7,451 ▼0.43 % DOW 52,637 ▲0.63 % NASDAQ 25,725 ▼1.21 % NAFTA 68.50 ▼0.12 % ARI 4,125 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Nga dronët tek siguria kibernetike/ Qeveria përditëson listën e teknologjive sensitive

Shqipëria ka përditësuar listën e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke forcuar kontrollin mbi produkte që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i Këshillit të Ministrave që përafron legjislacionin shqiptar me rregulloren më të fundit të Bashkimit Europian për eksportet sensitive.

Lista e re përfshin qindra materiale, pajisje dhe teknologji të avancuara, nga pajisjet bërthamore, sistemet e navigimit dhe radarët, deri te inteligjenca elektronike, dronët, lazerët industrialë dhe pajisjet për sigurinë informatike. Në dokument përmenden edhe teknologji që lidhen me monitorimin e komunikimeve, sistemet satelitore, pajisje për përgjime elektronike dhe komponentë që mund të përdoren në industrinë ushtarake apo në prodhimin e armëve.

Në listë përfshihen teknologji të avancuara të telekomunikacionit dhe “sigurisë informative”, ku hyjnë programe kompjuterike, sisteme enkriptimi, pajisje survejimi elektronik dhe mjete që mund të përdoren për ndërhyrje në rrjete apo për mbrojtje kibernetike. Dokumenti përfshin gjithashtu sensorë, sisteme radarike dhe pajisje të përdorura në aviacion dhe në industrinë hapësinore.

Pjesë e listës janë edhe materiale kimike, biologjike dhe pajisje laboratorike që mund të përdoren për kërkime shkencore, por që në rrethana të caktuara mund të kenë edhe përdorim ushtarak. Për këtë arsye, transferimi i tyre jashtë vendit do të jetë subjekt i autorizimeve dhe kontrolleve shtetërore.

Sipas qeverisë, ndryshimet synojnë të harmonizojnë Shqipërinë me standardet e Bashkimit Europian dhe të rrisin sigurinë në transferimet ndërkombëtare të teknologjive sensitive, në një kohë kur kontrolli mbi eksportet strategjike dhe siguria kibernetike po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi në nivel global.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.