☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.25 ▼1.34%
ARI 5,014 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,178 ▼ -2.11% ETH $2,330 ▼ -1.54% XRP $1.5201 ▼ -3.1% SOL $94.7200 ▼ -1.05%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.25 ▼1.34 % ARI 5,014 ▲0.12 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.25 ▼1.34 % ARI 5,014 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tregu shqiptar nuk reflekton çmimet botërore të karburanteve

karburant-623x350Edhe pse çmimi i naftës në tregun botëror ka shënuar rënie të fortë duke arritur nga 115 usd/fuçi gjatë verës dhe pas muajit shtator edhe në 80 usd/fuci, me 30% më pak, në tregun shqiptar të karburanteve kjo tendencë përgjithësisht vijon të mos reflektohet.

Vetëm kompanitë kryesore të tregtimit të karburanteve kanë ulur vetëm me 1,6%, ose 3-4 lek/litër, duke mbetur gjithsesi në nivel mesatar 185 lekë për naftën D2 dhe 190 lekë për benzinën.
Prej mbi 10 vjet tregu i karburanteve përbën një nga objektet e debateve publike dhe ankesa të shumta të shoqatave të biznesit pikërisht sepse nuk reflekton rënien e çmimeve në tregun ndërkombëtar, ndërsa luhatjet e cmimeve nuk prekin tregun shqiptar të karburanteve.
Në një studim të GIZ-it gjerman theksohet se Shqipëria ka çmimet ndër më të lartat në rajon për naftën dhe benzinën.
Për më tepër, Autioriteti i Konkurrencës po zhvillon procedurat e hetimit të thelluar në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve, nisur nga dyshimet e pranisë së një karteli mes kompanive të mëdha të importit, duke prekur rregullat e konkurrencës përmes vendosjes në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të padrejta të shitjes për karburantet për mjetet rrugore, naftë dhe benzinë.
Kompanitë më të mëdha sot në treg janë “Kastrati”, “Kastpetrol”, “Europetrol Durrës”, “Porto Romano Oil”, “Bolv Oil”, “Genklaudis”, “Everest Oil”, “Armo”.
Çmimi i naftës pritet të ulet në periudha afatmesme për shkak të përshkallëzimit të konflikteve gjeopolitike dhe kërkesës së dobët në rang ndërkombëtar, sipas studimeve të ekspertëve të huaj, cka duket dhe nga ndryshimi i nivelit makimal të çmimit të naftës bruto sipas indeksit Brent, që nga 115 usd/fuçi në muajin qershor sivjet, në vjeshtë në tregjet e lëndëve të para u luhat në kufijtë 106-115 usd/fuçi.
Dhe ndërsa blerësit e mëdhenj në këto tregje presin rënie të lehtë të çmimeve të naftës në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, konsumatori shqiptar pret reflektim të cmimit botëror në tregun vendas, për më shumë kur në 2015 parashikohet rritje e akcizës së karburanteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.