Ekonomia
Tregu vendas, leku fiton pikë ndaj dollarit, humb me euron
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten paradite leku fitoi pikë ndaj dollarit dhe humbi me euron kundrejt një dite më parë. Sipas kursit te Bankes se Shqipërisë, monedha e gjelber u këmbye me 123.55 lekë ose 1.70 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa euro u rrit me 0.09 lekë duke u këmbyer me 140.54 lekë.
Tregu vendas vazhdon te reflektoje ecurine në tregjet ndërkombëtare, ndersa kerkese- oferta mban euron ende ne pozita te forta ne kembim me lekun. Ekspertet e fushës shprehen se sezoni që vjen do të vaforizojë rënie të vlerës se euros ne tregjet valutore, por gjithesesi thone ata, kjo vlere do te luhatet brenda parashikimeve te Bankes Qendrore.