roze

Trendy Beyonce

Videoklipi i këngës më të fundit nga Beyonce ka nxitur shumë të rinj për të xhiruar një klip të ngjashëm me të, ndonëse në mënyre amatore e kanë publikuar më pas në rrjetet sociale.

1420583986beyonce-06Ashtu sikurse “Ice Bucket Challenge”, ku çdokush kishte mundësinë për ta realizuar videon e tij, si edhe për të bërë donacionin përkatës, trendi i imitimit të videoklipit të Beyonce nuk kërkon asgjë në shkëmbim, përveçse të fal çaste argëtimi me miqtë e tu, shkruan gazeta “Mirror”.

Kjo pasi videoja e vetë këngëtares është e realizuar në bazë të një koreografie të çrregullt, ku Beyonce shfaqet me një grup vajzash, të cilat bëjnë një interpretim të shfrenuar, jo shumë të trukuara dhe me veshje të thjeshta. E fundit që ka tentuar të bëjë një video të ngjashme me mikeshat e saj është Rita Ora.

Mediat britanike kanë komentuar se realizimi i Rita Orës pa komplekse, ka qenë thuajse perfekt sa vetë Beyonce te “Fresher than you”. Këtij trendi koreografik nuk i kanë shpëtuar as djemtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button