Trump: Brexit nuk ndryshon gjë mes SHBA-së dhe Britanisë
“Raporti mes dy vendeve tona është i domosdoshëm për kauzën e lirisë, drejtësisë dhe paqes. Shtetet e Bashkuara mezi po presin që të finalizojnë një marrëveshje tregtare mes Britaninë”, deklaroi Trump.
Në të njëjtën linjë, kryeministrja May tha se është e pamendueshme mungesa e bashkëpunimit me Britanisë dhe SHBA-së në çdo fushë, përkundrazi ky bashkëpunim do të thellohet: “Diskutuam për plane ambicioze për tregtinë dhe ramë dakord se është e mundur një marrëveshje tregtare pas Brexit”.
Por idili i konferencës për shtyp nuk u pasqyrua aspak nga pamjet në rrugët e Londrës, ku me mijëra njerëz protestuan kundër vizitës së Presidentit amerikan. Nuk mungoi as “bebja Trump” që u ngrit në fluturim mbi Parlamentin britanik. Protestat ndaj Trump do të vazhdojnë edhe të shtunën, pavarësisht se Presidenti pas çajit me Mbretëreshën, udhëton drejt Skocisë, ku do të kalojë fundjavën në resortin e golfit të presidentit.
Më pas, udhëtimi i shumëpritur drejt Helsinkit, ku Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.