☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.28 ▼0.26%
ARI 4,153 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,028 ▲ +0.15% ETH $2,409 ▲ +0.24% XRP $1.3059 ▲ +0.2% SOL $105.2100 ▲ +1.24%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.28 ▼0.26 % ARI 4,153 ▼0.17 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.28 ▼0.26 % ARI 4,153 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Amerika

Trump emëron dy gjyqtarë të rinj federalë para zgjedhjeve të mesmandatit

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën emërimin e dy avokatëve të Departamentit të Drejtësisë si gjyqtarë federalë, siç njofton Reuters. Njëri prej tyre, Eric Hamilton, ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen në gjykatë të disa prej përparësive kryesore të presidentit republikan.

Hamilton, zëvendësndihmësprokuror i përgjithshëm për degën e programeve federale në Divizionin Civil të Departamentit të Drejtësisë, është emëruar për gjyqtar me mandat të përjetshëm në Nebraska, ku më parë ka shërbyer si prokuror i përgjithshëm i shtetit (solicitor general). Trump tha se Hamilton ka bërë një “punë fenomenale” në postin e tij “duke mbrojtur politikat më të rëndësishme të administratës sonë në gjykatë” — mes tyre vendosjen e tarifave globale, përpjekjet për të kufizuar shtetësinë nga lindja, dislokimin e Gardës Kombëtare në qytete si Los Angeles dhe çmontimin e Departamentit të Arsimit.

I emëruari i dytë, Joseph Falvey, është ish-ndihmës ligjor (law clerk) i kryetarit të Gjykatës së Lartë, John Roberts, dhe aktualisht punon si prokuror federal. Ai është emëruar për gjyqtar në Distriktin Verior të Indianës.

Sipas Reuters, të dy emërimet pritet të shqyrtohen në seancën e dytë nga dy seancat që Komisioni i Drejtësisë i Senatit, i udhëhequr nga republikanët, ka caktuar për 10 dhe 18 nëntor, në përpjekje që sa më shumë gjyqtarë të konfirmohen nga Senati i plotë para përfundimit të Kongresit aktual. Nëse demokratët fitojnë kontrollin e Senatit në zgjedhjet e mesmandatit dhe marrin drejtimin në janar, rruga e Shtëpisë së Bardhë për konfirmimin e gjyqtarëve të Trump do të vështirësohej ndjeshëm.

Trump siguroi konfirmimin e 234 gjyqtarëve gjatë mandatit të parë, duke ndihmuar zhvendosjen e ekuilibrit ideologjik të gjyqësorit drejt së djathtës dhe shumicën konservatore 6-3 në Gjykatën e Lartë. Që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, Senati i udhëhequr nga republikanët ka konfirmuar 56 gjyqtarë, përfshirë 10 në gjykatat me ndikim të Apelit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.