Opinion

Trump-Erdogan, një duel humbësish

Le Mond

Përpara se ta shtyjnë shumë përpara ndeshjen e tyre, Donald Trump dhe Erdogan do të qe mirë të ndërgjegjësoheshin. Në të kundërt do të ishin dhe njëri dhe tjetri humbës. I pari se nuk do të kishte më në krah një aleat me peshë në rajon dhe i dyti sepse do të binte në duart e Moskës.

Ngaqë në lojë janë dy aktorë kryesorë – populisti shpërthyes Donald Trump dhe autokrati i ashpër Rexhep Taip Erdogan – që vendosin testosteron me shumicë në praktikat e tyre diplomatike, është e vështirë të vësh bast se si do të rrjedhë beteja e tanishme mes ShBA dhe Turqisë.

Në fakt është një ndeshje spektakolare që ka nisur ndërmjet dy vendeve. Ajo zjente prej muajsh.

Pa sukses Ankaraja i kërkonte amerikanëve Fethullah Gülen, kreun e vllazërisë të cilën presidenti turk e akuzon për grushtin e shtetit të korrikut 2016. Gjithëashtu pa sukses, Uashingtoni, këmbëngulte për lirimin e një pastori evangjelist që autoritetet turke e akuzojnë në mënyrë tejet fantaziste se është përzier në tentativën e puçit.

Këtyre i’u shtoheshin divergjenca serioze mbi luftën në Siri, ku Uashingtoni mbështet forcat kurde për të mposhtur ISIS-in, ndërsa Turqia do të zhdukë nga teritori i saj, po ashtu si nga Siria, çdo lloj forme të rezistencës kurde.

Brenda disa ditëve këto mosmarrëveshje degjeneruan. Të premten, më 10 gusht, Donald Trump njoftoi dyfishimin  e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit turk. Këto sanksione mjaftuan për të zhytur lirën turke në një stuhi të fortë monetare dhe për destabilizuar një ekonomi të dobësuar nga inflacioni dhe borxhi publik. Erdogani denoncoi menjëherë një komplot politik dhe i bëri thirrje mbështetësve të tij t’a përkrahin në këtë ‘betejë kombëtare”, në emër të Allahut kundër dollarit.

Hutimi i Parisit dhe Berlinit

Kur dihet që ShBA dhe Turqia janë aleatë për një kohë të gjatë, shtylla në NATO-s që prej kohës së luftës së ftohtë kundër BRSS, të lidhura përmes një traktati mbrojtjeje reciproke dhe prej shkëmbimesh të forta ushtarake (armatime bërthamore gjenden në bazën e Incirlikut në Turqi), kjo përplasje zhurmaxhinjsh është e pa precedent.

Konsekuencat ekonomike mund të jenë të ashpra. Natyrisht për ekonominë turke, por në një plan më të gjërë edhe për bankat ndërkombëtare, europiane sidomos, tek të cilat kompanitë turke kanë borxhe të mëdha.

Konseguencat diplomatike nuk janë më pak të rrezikshme. “Ne kërkojmë miq dhe aleatë të rinj” ka shpallur tashmë Erdogan. Me ëndrat e madhështisë së rilindur Ottomane, ky i fundit po përpiqet të ndërtojë përballë ShBA, “një aks rezistence” përreth Ankarasë.

Ai po kërkon mbështetjen e europianëve, të cilëvë u ka në dorë një mjet të fortë shantazhi, që kur është angazhuar të kontrollojë flukset emigruese që vijnë nga Lindja e Mesme.

Mungesa e përgjigjes së Francës dhe Gjermanisë ndaj propozimit të presidentit turk për një takim katërsh së bashku me Rusinë për çështjen e Sirisë, tregon qartë për sikletin e Parisit dhe të Berlinit.

Vladimir Poutine, në të kundërt fërkon duart nga kjo krizë dhe ai nisi menjëherë ministrin e tij të jashtëm në Ankara. Për momentin ai është i fituar në të gjitha drejtimet, sepse dobësimi i NATO-s është për të një objektiv strategjik.

Përpara se ta shtyjnë shumë përpara ndeshjen e tyre, Donald Trump dhe Erdogan do të qe mirë të ndërgjegjësoheshin. Në të kundërt do të ishin dhe njëri dhe tjetri humbës. I pari se nuk do të kishte më në krah një aleat me peshë në rajon dhe i dyti sepse do të binte në duart e Moskës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button