Trump hakëmerret, i revokon kredencialet gazetarit të CNN-it
“CNN-ja duhet të ketë turp për faktin që ju punoni për të. Jeni njeri i vrazhdë, i tmerrshëm. Ju nuk duhet të punoni për CNN-në”, tha Trump.
Presidenti më pas i kërkoi një gazetari tjetër të bënte pyetje, korrespondentit të rrjetit NBC News, Peter Alexander, i cili i doli në mbrotje Acostës. “Ai është një gazetar i zellshëm që punon shumë si të gjithë ne,” tha Alexander. “Atëherë po ju them se nuk jam as tifoz i madh i juaji,” tha Trump.
Më pas, gazetari Acosta u ngrit dhe filloi t’i fliste presidentit pa mikrofon. Presidenti u përgjigj: “kur ju raportoni lajme të rreme, gjë që CNN-i e bën shumë, ju jeni armiku i popullit”. Pas ngjarjes ka reaguar edhe CNN.
Përmes një deklarate CNN mbrojti reporterin e tij: Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka revokuar kredencialet korrespondentit kryesor të CNN në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta” thuhet në deklaratë. Kjo ndodhi pas pyetjeve sfiduese në konferencën për shtyp. Në një reagim, sekretarja e shtypit Sarah Sanders gënjeu. Ajo bëri akuza mashtruese dhe përmendi një incident që kurrë nuk ka ndodhur. Ky vendim i paprecedentë është një kërcënim për demokracinë tonë dhe vendi meriton më mirë. Jim Acosta ka mbështetjen tonë të plotë, e permbyll deklaraten CNN. “