Opinion

Trump ka të drejtë në një pikë: Bota duhet të fillojë t’i zgjidhë vetë problemet e saj

Nga Simon Jenkins

Qënia e një britaniku në SHBA këto kohë, është një lehtësim i bekuar për të. Ditët kalojnë, dhe askush nuk flet për Brexit. Është sikur një bërthamë, t’i hiqet artit të bisedës. Por SHBA-ja ka ndarjen e vet të thellë, të shkaktuar nga politikat populiste. Është Donald Tramp, dhe “Amerika e Para”.

Tramp është bërë një fenomen. Ashtu si Samsoni në tempull, edhe ai duket i aftë të rrëzojë të gjithë “godinën” e politikës. Për hir të një muri e mbylli qeverinë amerikane, tregtia botërore është e rrënuar, tregjet e aksioneve janë në rënie, dhe aleancat gjithashtu.

Megjithatë, kur një klasë e tërë politike, thotë se është një vendim i çmendur, unë prirem të mendoj se diçka në të duhet të jetë e drejtë. Po kështu edhe për njoftimin e Trump muajin e kaluar, se ai ishte duke tërhequr 2.000 trupat amerikane nga Siria. Që ai mundi ta bënte këtë, pas një takimi miqësor me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe pa u thënë asgjë komandantëve të tij, kjo ishte tronditëse.

Tramp humbi menjëherë sekretarin e tij të Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe ekspertin e tij mbi ISIS-in, Bret Mergërk, me të parin qe e kuzoi Trmpin se nuk është më “duke mbrojtur mënyrën tonë të jetës”. Jashtë vendit, kurdët u shkatërruan, afganët u qetësuan, dhe Irani dhe ISIS-it thuhet se mbetën të kënaqur.

Reagimi i ashpër erdhi nga demokratët dhe republikanët, me senatoren Lindsej Graham, që iu lut presidentit të ndryshonte një vendim, që “kërcënon sigurinë e SHBA-së”. Tramp ka lejuar edhe një qëndrim 120 ditor, dhe më pas nisjen e një tërheqje më të ngadaltë.

Argumenti i Trump, është se dalja nga luftërat e Amerikës, ishte një premtim i tiji elektoral. Ndërhyrja siriane, nuk kishte për qëllim të ishte e përhershme, dhe tashmë e kishte gjymtuar ISIS-in. “Njerëzit do të duhet të fillojnë të bëjnë vetë shumë nga punët e tyre”, shtoi ai, “sepse Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë të jenë më xhandarja e botës!”.

Ndaj kësaj deklarate reagoi sekretari i jashtëm britanik, Xheremi Hant, që këmbënguli që SHBA-ja të qëndrojë në Siri “për të siguruar që rrugët e Britanisë të jenë të sigurta”. Si dhe pse duhet të ndodhë kjo, ai nuk e shpjegoi. Jetët dhe paratë amerikane, kishin bërë pak përtej vrasjes së mijëra civilëve dhe rrafshimit të disa prej qyteteve më të vjetra në botë.

Masa në të cilën SHBA-ja është zhytur në Mesopotami, ashtu si në Afganistan, është në fakt e papërcaktuar. Tërheqja është gjithmonë zemërthyese ndaj miqve, dhe e kënaqshme për armiqtë. Barak Obama u përpoq të dilte jashtë, dhe e humbi nervin e tij. Tramp po e zbulon se përse:ndërhyrja kryhej përmes ndërhyrjes dhe cinizmit të lobeve pro-ndërhyrjes, që përmendnin sigurinë kombëtare.

Tani vjen edhe paradoksi. Tramp ulet në sallën e luftës në Shtëpinë e Bardhë, duke predikuar të njëjtën “siguri kombëtare” me të cilën u tall në Siri, për të justifikuar ndërtimin e murit të tij me Meksikën, që kushton plot 5 miliardë dollarë. Emigrimi përmban vuajtje të tmerrshme, në të cilën Britania nuk ka të drejtë të sillet si e pikëlluar.

Britania ka “detin e argjendtë” të Shekspirit, i cili monitorohet në murin e një zyre, dhe ku do të mjaftojnë disa anije patrullimi. Por çështja është e njëjtë – si të respektojmë zgjedhjet populiste për të mbrojtur emigrantët. Trump ka të drejtë të vendosë “Amerika e Para” mbi ë Lindjen e Mesme, dhe se slogani mund të shpjegojë barrierat e tij tregtare kundër Kanadasë dhe Kinës.

Por ashtu si muri meksikan, politikat e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me sigurinë kombëtare të Amerikës. SHBA-ja duhet të jetë vendi më i sigurtë në planet. Territori i saj, nuk ka qenë kurrë  i rrezikuar nga një fuqi e huaj, e lëre më të jetë pushtuar. Dy oqeane e mbrojnë atë në lindje dhe në perëndim.

Me përjashtim të sulmeve të 11 Shtatorit, incidentet terroriste kanë qenë të lindura në shtëpi. Luftërat jashtë vendit, nga Vietnami në Siri, kanë reflektuar një kërkesë hegjemonike neo-imperiale, të ngjashme me atë që përdorte për të kapur Britaninë. Efekti, ka qenë shndërrimi i SHBA-së nga një polic në një roje objekti.

Politika e frikës, ka qenë prej kohësh modaliteti parazgjedhor i burrështetasve të pasigurtë. Parakalimi i muskujve ushtarakë, e dominon ende sferën publike të SHBA, dhe është bërë një dritare për atë që presidenti Ajzenhauer e quajti dikur kompleksi anti-demokratik “ushtarako-industrial”.

Përmirësimi i tij i pafundëm, rrit shpenzimet ushtarake, dhe mbështet kauzën e e një pranie amerikane anembanë globit. Ai falet çdo ditë në “altarin” e sigurisë kombëtare. Ndihma amerikane për NATO-n, ka mbështetur gjatë sigurinë e Evropës, por kjo nuk e minon sfidën e Trump, se pjesa tjetër e botës, duhet të fillojë të zgjidhë vetë problemet e saj.

Ngërçi aktual i SHBA-së në Lindjen e Mesme, ishte pikërisht ajo për të cilën u paralajmërua Britania në Krizën e Suezit në vitin 1956, se nuk duhet ta justifikonte aventurën perandorake me sigurinë e brendshme. Vërejtjet për këtë qëllim nga Matis, Graham dhe britaniku Hunt janë qesharake, dhe ata e dinë atë.

Fuqia e ushtrive për të diktuar politika dhe komanduar burime, përmes ekzagjerimit të frikës së publikut, është dobësia e populizmit. Si një admirues i përhershëm i SHBA-së, unë kam qenë gjithmonë i mrekulluar për mire, se çfarë mund të bëjë për botën fuqia dhe pasuria e saj. Kjo është arsyeja pse skllavëria e saj ndaj motos së Frenklin Ruzveltit për të pasur “frikë nga vetë frika”, është aq tragjike.

Që kërkesa për “stabilitet” në Lindjen e Mesme, të paraqitet si diçka që ka disi të bëjë me sigurinë e shtetit amerikan apo britanik, ky është një absurditet. Pavrësisht gjithë absurditeve të tij në kufirin meksikan, në këtë drejtim zëri i Trump është i arsyeshëm.

“The Guardian”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button