Trump kërcënon të shkatërrojë fushën më të madhe të gazit në botë mes Iranit dhe Katarit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë plotësisht South Pars, fushën më të madhe të gazit në botë, e cila ndahet mes Iranit dhe Katarit.
South Pars ndodhet në brigjet e Asaluyeh, në provincën Bushehr të Iranit.
Rajoni është thelbësor për sektorin energjetik të vendit dhe përbën rreth 70% të furnizimit të brendshëm me gaz.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se Izraeli kishte goditur “një pjesë relativisht të vogël të gjithë fushës së gazit”, pa dijeninë e SHBA-së apo Katarit.
“Fatkeqësisht, Irani nuk ishte në dijeni të kësaj apo të fakteve përkatëse lidhur me sulmin ndaj South Pars, dhe sulmoi padrejtësisht dhe në mënyrë të pajustifikuar një pjesë të një impianti të gazit LNG të Katarit”, shkroi ai.
Trump shtoi se Izraeli nuk do ta sulmojë më South Pars “përveç nëse Irani vendos në mënyrë të pamend të sulmojë një vend shumë të pafajshëm, në këtë rast Katarin”, duke paralajmëruar se në atë rast SHBA “do të shkatërrojë plotësisht të gjithë fushën e gazit South Pars me një forcë dhe fuqi që Irani nuk e ka parë kurrë më parë”.
“Nuk dua të autorizoj këtë nivel dhune dhe shkatërrimi për shkak të pasojave afatgjata që do të kishte për të ardhmen e Iranit”, vijoi ai, “por nëse LNG-ja e Katarit sulmohet sërish, nuk do të hezitoj ta bëj këtë”.
Pak minuta para publikimit të mesazhit të Trump, autoritetet e Katarit raportuan për një sulm të ri iranian ndaj qytetit industrial Ras Laffan, ku ndodhen objekte të rëndësishme për prodhimin dhe eksportin e gazit natyror të lëngshëm./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.