Trump: kompanitë që ndërtojnë qendra të dhënash jashtë vendit do të përballen me një taksë të rëndë
Presidenti amerikan tha të premten në Shtëpinë e Bardhë se SHBA-ja do t'i penalizojë kompanitë amerikane që ndërtojnë qendra të dhënash për inteligjencën artificiale jashtë vendit, duke paralajmëruar një "taksë të jashtëzakonshme" për to.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Shtetet e Bashkuara do t’i penalizojnë kompanitë amerikane që ndërtojnë qendra të dhënash jashtë vendit, siç njofton Reuters. “Nuk do t’i lejojmë kompanitë tona të ndërtojnë qendra të dhënash jashtë vendit tonë”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit nga udhëtimi i tij në Azi, duke shtuar se do të vendosë një “taksë të jashtëzakonshme” (tremendous tax) ndaj kompanive që e bëjnë këtë.
Sipas raportimit të Associated Press, Trump nuk dha detaje për planin dhe tha se ende nuk ua kishte komunikuar atë as zyrtarëve të administratës së tij. Ai u bëri thirrje amerikanëve t’i mirëpresin ndërtimet e qendrave të dhënash në komunitetet e tyre dhe të përfitojnë prej tyre: “Duhet të përfitoni nga qendrat e të dhënash. Bëjini t’ju paguajnë, bëjini t’i paguajnë komunitetit tuaj, por mos i mbyllni”.
Siç thekson Reuters, qendrat e të dhënash janë kritike për bumin e inteligjencës artificiale, sepse ato sigurojnë fuqinë llogaritëse për trajnimin dhe funksionimin e sistemeve gjithnjë e më komplekse të AI-së, ndaj një penalizim i tillë mund ta ndërlikojë ndërtimin global të infrastrukturës së AI-së.
Zhvilluesit shpesh i vendosin qendrat pranë përdoruesve për të ulur vonesat në detyra të ndjeshme ndaj kohës, si përpunimi i pagesave, ndërsa transmetimi i vëllimeve të mëdha të të dhënave në distanca të gjata shton kostot — kontekst që e bën masën e paralajmëruar veçanërisht të rëndësishme për gjigantët e teknologjisë.
Deklarata vjen në një klimë politike të tensionuar rreth qendrave të dhënash në SHBA: sipas AP-së, ndjenja kundër tyre ishte një çështje e fortë në zgjedhjet e mesmandatit, dhe gjigantët e teknologjisë po premtojnë më shumë transparencë dhe përfitime për komunitetet pritëse.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.