Trump kryeson, fituesi vendoset në Michigan
Kanë mbetur edhe pak shtete amerikane ku ende nuk kemi një rezultat për zgjedhjet Presidenciale, por megjithatë duket se Donald Trump po shkon drejt triumfit.
Deri tani sipas projeksionit të CNN, kandidati republikan ka arritur të marrë 238 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 209 vota elektorale.
Ndërkohë Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Floridas, e cila ka 29 vota elektorale, por ishte një prej shteteve më të lëkundura dhe që pritej të vendoste shumë në këto zgjedhje. Ndërsa tashmë është shteti i Michigan shpresa e fundit e Clinton, megjithëse edhe këtu është Trump në avantazh.
Republikanët po shkojnë drejt një suksesi absolut, ku janë pranë kontrollin të Senatit, Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Shtetet e fituara nga Clinton
Vermont – 3 vota elektorale
Massachusetts – 11 vota elektorale
Rhode Island – 4 vota elektorale
New Jersey – 14 vota elektorale
Maryland – 10 vota elektorale
Delaware – 3 vota elektorale
Washington, D.C – 3 vota elektorale
Illinois – 20 vota elektorale
New York – 29 vota elektorale
Connecticut – 7 vota elektorale
New Mexico – 5 vota elektorale
Virginia – 13 vota elektorale
Colorado – 9 vota elektorale
Hawaii – 4 vota elektorale
Oregon – 7 vota elektorale
California – 55 vota elektorale
Washington – 12 vota elektorale
Shtetet e fituara nga Trump
Indiana – 11 vota elektorale
Kentucky – 8 vota elektorale
West Virginia – 5 vota elektorale
Teeneesse – 11 vota elektorale
Mississippi – 6 vota elektorale
Oklahoma – 7 vota elektorale
North Dakota – 3 vota elektorale
South Dakota – 3 vota elektorale
Wyoming – 3 vota elektorale
Nebraska – 3 vota elektorale
Arkansas – 6 vota elektorale
Kansas -6 vota elektorale
Texas – 38 vota elektorale
Tennessee – 11 vota elektorale
Alabama – 9 vota elektorale
South Carolina – 9 vota elektorale
Ohio – 18 9 vota elektorale
Missouri – 10 vota elektorale
Montana – 3 vota elektorale
Idaho – 4 vota elektorale
North Carolina – 15 vota elektorale
Florida – 29 vota elektorale
Georgia – 16 vota elektorale
Iowa – 6 vota elektorale
Kandidatëve për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota elektorale.
Amerikanët u bënë ballë radhëve të stërgjata te qendrat e votimit, teksa një numër i madh shtetasish shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet e së martës.
“U nervozuam nga pritja, megjithatë edhe takuam njerëz të mirë në radhë, çfarë bëri që të ecnim më shpejt. 30 minuta m’u desh të votoja, ama një orë e gjysmë që vota ime të skanohej. Mendoj se duhet të ishim përgatitur më mirë për këtë proces”, tha një qytetare.
“Nuk ishte dhe aq keq. Në rregull, e pranoj se duhet të prisje në radhë tepër të gjatë, por ia vlen pritja për këtë gjë”, tha një qytetar.
Me kalimin e orëve, tensioni për Shtëpinë e Bardhë rritet. Votat e minutës së fundit edhe mund të ndryshojnë rezultatin. Thirrjen për të mos ngurruar dhe për të votuar e përsëritën sërish Trump, Clinton, madje edhe presidenti Obama, që po shijon orët e fundit të titullit presidencial.
Hillary Clinton votoi e para në New York. Ajo doli e buzëqeshur dhe tërë gjallëri nga qendra e votimit. Mbështetësit nuk munguan.
“Unë jam shumë e lumtur. Jam vërtet tepër e lumtur. Të gjithë miqtë e mi dhe fqinjët e mi më bënë të ndihem kështu”, tha Clinton.
Ndërsa Donald Trump, që nuk heq dorë nga dyshimet dhe thotë se ka vënë re parregullsi në procesin zgjedhor, duket se nuk ka besim tek asnjë. Ai nuk nguroi të hidhte sytë nga fleta e votimit të bashkëshortes Melania, ndërsa çifti votoi bashkë në New York.
Në fakt, në këtë qendër votimi, para se të mbërrinte Donald Trump u shënuan disa trazira të vogla. Një formë proteste e çuditshme.