Bota
Trump kundër luftës së Bush: SHBA nuk duhet të ishin në Irak
Shtetet e Bashkuara nuk do të rreshtohen në konfliktin e nisur mes Bagdadit zyrtar dhe Erbilit, për kontrollin e rajonit të kontestuar të Kirkukut.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Donald Trump, i cituar nga gazeta amerikane “Washington Post”.
“Për vite me radhë kemi patur marrëdhënie të mira me kurdët dhe, siç e dini, edhe me qeverinë qendrore. Ndaj nuk do të rreshtohemi përkrah askujt në këtë betejë”, ka deklaruar Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar se “kurrësesi Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndodheshin aty”, duke iu referuar pushtimit të Irakut në vitin 2003.