Trump në Shtëpinë e Bardhë: Obama raporton për ‘bisedë të shkëlqyer’
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur, Donald Trump.
Është ky hapi i parë publik në tranzicionin e pushtetit, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet e 8 nëntorit.
Obama tha pas takimit se me Trumpin ka biseduar për politika të jashtme dhe të brendshme dhe se është i inkurajuar nga “biseda e shkëlqyer”.
Trump tha se takimi ka zgjatur më shumë seç ka qenë e paraparë dhe se është diskutuar për “shumë situata, përfshirë edhe disa vështirësi”, transmeton REL.
Ai tha se takimi me Obamën ka qenë “nder i madh” dhe se pret takime të tjera me të në të ardhmen.
Vizita e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është realizuar me ftesë të Obamës, i cili është zotuar për një tranzicion të qetë të pushtetit.
Zonja e Parë, Michelle Obama, është takuar po ashtu me gruan e Trumpit, Melania.