Trump pritet ta emërojë Jay Clayton-in si car të inteligjencës artificiale, raporton CNN-i
Presidenti amerikan Donald Trump pritet ta emërojë drejtorin e zbulimit kombëtar Jay Clayton-in si këshilltarin e tij kryesor për inteligjencën artificiale, të njohur si “car i IA-së”, raporton të premten CNN-i duke cituar dy burime të njohura me diskutimet.
Lajmi, të cilin e transmeton Reuters, vjen pak javë pasi Trump njoftoi muajin e kaluar planin për krijimin e një roli të këshilltarit për IA-në, si dhe të një “force të inteligjencës artificiale”, pa dhënë detaje se si do të funksiononte struktura e re.
Nëse emërimi konfirmohet, Clayton do të ishte personi i dytë që mban këtë pozicion në mandatin e dytë të Trump-it. Kapitalisti David Sacks e mbajti detyrën në muajt e parë të mandatit, përpara se të largohej nga ekipi, megjithëse vazhdon ta këshillojë Trump-in për çështje të inteligjencës artificiale.
Lëvizja vjen në një moment kur studiues kryesorë të IA-së kanë paralajmëruar se zhvilluesit e kësaj teknologjie besojnë se ajo mund të vrasë njerëz brenda një dekade, pas rasteve ku agjentë të IA-së kanë vepruar jashtë kontrollit për të hakuar sisteme të jashtme. Disa ligjvënës demokratë dhe republikanë kanë reaguar me alarm dhe kanë kërkuar më shumë veprim nga administratat dhe industria.
Trump, nga ana e tij, ka vazhduar ta minimizojë shqetësimin rreth rreziqeve të IA-së dhe argumenton se rregullimi shtesë është i panevojshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.