☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.41 ▲2.67%
ARI 4,669 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,773 ▼ -0.51% ETH $2,108 ▼ -1.13% XRP $1.3163 ▼ -1.76% SOL $79.7900 ▼ -2.73%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.41 ▲2.67 % ARI 4,669 ▼0.34 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.41 ▲2.67 % ARI 4,669 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Trump propozon tarifë për kalimin në Ngushticën e Hormuzit pas luftës

Presidenti amerikan thotë se Uashingtoni, si “fitues” i luftës, ka një “koncept” për të vendosur një tarifë në rrugët ujore strategjike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugjeruar se SHBA mund të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën strategjike të Hormuzit pas përfundimit të luftës – një veprim që mund të kërkonte kontroll të drejtpërdrejtë ushtarak mbi këtë rrugë jetike detare.

I pyetur të hënën nëse do të pranonte një marrëveshje që do t’i lejonte Iranit të vendoste tarifa për kalimin e anijeve, Trump u shpreh: “Po ne pse të mos vendosim tarifa? Do të preferoja këtë sesa t’i lëmë ata t’i marrin. Pse jo? Ne jemi fituesit. Ne fituam.”

Presidenti amerikan përsëriti pretendimin se Irani është mposhtur ushtarakisht, një qëndrim që ai e ka mbajtur që në ditët e para të konfliktit, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme me dronë dhe raketa nga ana e Iranit në rajon dhe bllokadës së vazhdueshme në Hormuz.

“Ata kanë vetëm psikologjinë e frikësimit, si ideja për të hedhur mina në ujë. Por ne kemi një koncept tjetër – vendosjen e tarifave,” tha Trump para gazetarëve.

Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin me Oqeanin Indian, ndodhet kryesisht në ujërat territoriale të Omanit dhe Iranit. Para luftës, rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm kalonte përmes kësaj rruge.

Komentet e fundit të Trump vijnë në një moment kur ai ka dhënë atë që e quan një ultimatum “përfundimtar” ndaj Teheranit: të rihapë ngushticën dhe të pranojë kushtet e Uashingtonit, përndryshe do të përballet me sulme ndaj infrastrukturës civile, përfshirë ura dhe centrale energjetike.

Presidenti theksoi se çdo marrëveshje me Iranin duhet të përfshijë domosdoshmërisht rihapjen e Hormuzit. “Duhet të kemi një marrëveshje që është e pranueshme për mua, dhe pjesë e saj është që ne duam qarkullim të lirë të naftës,” deklaroi ai.

Ndërkohë, raporte të ndryshme sugjerojnë se Irani ka nisur tashmë të vendosë tarifa për disa nga anijet që lejon të kalojnë nëpër ngushticë. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se situata në Hormuz nuk do të kthehet më në gjendjen para luftës.

Edhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka bërë thirrje për “rregullime të reja” në menaxhimin e kësaj rruge detare pas luftës, duke theksuar nevojën për një protokoll të ri që garanton kalimin e sigurt të anijeve dhe mbron interesat e Iranit.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trump po shqyrton mundësinë që vendet arabe të kontribuojnë financiarisht për shpenzimet e SHBA-së në luftën kundër Iranit, një zhvillim që mund të shtojë më tej tensionet në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.