Trump: SHBA mund të bashkëpunojë me Iranin për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se transporti detar në Ngushticën e Hormuzit mund të sigurohet përmes një bashkëpunimi të përbashkët mes SHBA-së dhe Iranit.
“Po mendojmë ta bëjmë si një sipërmarrje të përbashkët” , tha presidenti Trump në një intervistë sot për ABC News. “Është një mënyrë për ta siguruar dhe gjithashtu për ta mbrojtur nga shumë aktorë të tjerë”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ndërkohë, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një armëpushim dyjavor gjatë natës, me Teheranin që ka rënë dakord të rihapë përkohësisht Ngushticën e Hormuzit në kushte të caktuara.
Megjithatë, Irani vazhdon të mbajë kontroll mbi trafikun detar në këtë ngushticë, e cila është jetike për tregtinë globale të naftës dhe gazit.
Sipas ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, kalimi i sigurt në Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur për dy javë në koordinim me forcat e armatosura iraniane dhe duke marrë parasysh kufizimet teknike.
Nga ana tjetër, shërbimi i gjurmimit të anijeve ”MarineTraffic” raportoi se trafiku detar në këtë zonë po fillon të rritet sërish. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.