Tudor: Kurrë nuk mendoj për të ardhmen time
Trajneri i Tottenhamit, Igor Tudor insiston se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka menduar kurrë për të ardhmen, por fokusin e mban vetëm te përmirësimi i ekipit dhe stërvitjet e ditës së nesërme.
“Kam 15 vite që drejtoj skuadra, kurrë nuk kam menduar një sekondë për të ardhmen time. As për të shkuarën, gjithmonë mendoj për stërvitjen e nesërme dhe si t’i ndihmoj lojtarët të përmirësohen”, tha ai në konferencën për media.
Tudor shtoi se pika e fituar në fundjavë ndaj Liverpoolit sjell një “ajër të ri” dhe rrit besimin te lojtarët, pas një serie prej shtatë humbjesh radhazi.
“Ekipi tregoi shpirt të madh dhe besim. Ishte një ndeshje e rëndësishme për të treguar karakterin, pavarësisht rezultatit. Rruga jonë drejt realizimit të objektivit – qëndrimi në Premier League – është e gjatë, por ky ishte një hap i rëndësishëm”, përfundoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.