Ekonomia

Turizëm, ja cilët e reklamuan ‘falas’ Shqipërinë në 2016-n

Gjatë vitit 2016, për promovimin e Shqipërisë turistike, buxheti i akorduar ishte rreth 100 milionë lekë ose rreth 20% më i lartë në krahasim me vitin paraardhës. Por, edhe pse ky buxhet u rrit, ai sërish konsiderohet i ulët, në krahasim me atë çka shpenzojnë vende të tjera që janë të konfirmuara si destinacione turistike, siç është rasti i Malit të Zi, Kroacisë apo edhe i Greqisë.

E përballë kësaj konkurrence të fortë, Shqipërisë i duhet të punojë fort për t’u bërë më e dukshme në sytë e turistëve ndërkombëtarë.

Për gjatë vitit të kaluar, jo pak ndihmë kanë dhënë edhe mediat e huaja që e shtuan ndjeshëm promovimin e vendit tonë si një destinacion turistik të leverdishëm dhe me një ofertë të larmishme. Ngjarjet në Turqi e në tregje të tjera tradicionale, rritja e çmimeve në Greqi për shkak të taksave ndikuan në ardhjen e turistëve të huaj, të cilët ishin në kërkim të vendeve që ofronin shumë, por me pak para.

Të dhënat zyrtare flasin për një rritje të numrit të turistëve me rreth 20% krahasuar me vitin 2015, ndërsa parashikohen rezervime në rritje nga ana e hoteleve për këtë vit që sapo ka nisur. Një tjetër lajm pozitiv që vjen nga turizmi është fakti se Shqipëria po bëhet e pëlqyeshme si destinacion edhe nga kroçierat e huaja, kryesisht Durrësi dhe Saranda që pritet të përballen me një kërkesë në rritje, por për të cilën tregu nuk është ende gati për ta përballuar. Kjo mbetet një sfidë më vete.

Në fund të muajit dhjetor, Shqipëria, përmes një spoti të realizuar përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit u prezantua në mediat prestigjioze si BBC, Euronews dhe Travel Channel.

Përveç kësaj, shumë media ndërkombëtare nuk u kursyen në promovimin e Shqipërisë, duke realizuar artikuj të njëpasnjëshëm.

Vogue.com: Cityof Himara, Albaniaamong to 6 Balkans destinations for 2017 – by Balkan Vibe: Albaniais a completely unique country. 10 reasons to visit it!

TGCOM24 TGCOM24: Albania, a coast that resembles the Caribbean

NwzOnline: Walking in the miracle  ofAlbanian Alps

Telegraph: Albanian Riviera- go now before the developers spoil the magic

Travelmyne: Albania – 1,000 windows and invaluable cultural asset

The Guardian Travel: The beautiful sceneries of North of Albania

National Geographic: Why to go in Albania

“Corriere della Sera” promotes the most beautiful beaches in the southern Albania

Die Presse: Albania- soclose to Europe

Je Papote (French travel magazine): Why spend your holiday in Albania?

Paste Magazine: Saranda, Albania, one of 5 Must-Visit Towns for 2016

Europe Best Destinations: Ksamil Albania, one of the best beaches in Europe 2016

Arte TV: Enchanting Albania – Gazette Review: Albania, among top 10 Places To Travel in 2016

Blocal Travel: Exploring Voskopoja, once the 2nd largest city of the Ottoman Balkans aftër Istanbul

Japan: Lovely Berat, among Europe’s 30 most beautiful cities

Besser Reisen: Albania, a piece of Europe worth to discover

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button