☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.61 ▼16.24%
ARI 4,815 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,546 ▲ +4.87% ETH $2,244 ▲ +7.51% XRP $1.3824 ▲ +5.65% SOL $84.6400 ▲ +6.48%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.61 ▼16.24 % ARI 4,815 ▲2.79 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.61 ▼16.24 % ARI 4,815 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

“Turkish Airlines” përforcon kapacitetet në Maqedoni

Kompania turke “Turkish Airlines” e cila është e pranishme në Maqedoni që nga viti 1998, hapi zyrën e re në Shkup, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në Republikën e Maqedonisë.

Drejtor i “Turkish Airlines” në Maqedoni, Ilker Baydar tha se para 18 viteve kjo kompani ka filluar me dy fluturime në javë, ndërsa sot për shkak të bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve, ky numër ka arritur në dy fluturime në ditë. Ai theksoi se me hapjen e zyrës së re në Shkup, Turkish Airlines përforcon kapacitetin e saj.

“Zyra e cila u hap sot në Shkup dhe e cila është e pajisur në mënyrë më moderne është bërë një produkt i rëndësishëm për popullin e Maqedonisë. Për këtë zyrë kemi treguar një punë shumë serioze, me qëllim që të përforcojmë lidhjet tona kulturore dhe historike me këtë popull që jeton këtu”, tha Baydar.

Nga ana tjetër, nënkryetari i “Turkish Airlines” për Evropën Lindore dhe Ballkanin, Mert Dorman theksoi se kompania filloi me punë në vitin 1933 me pesë avion, ndërsa që nga vitit 2003 përjetoi një rritje intensive ndër kompanitë më të larta në botë. Qëllimi i kompanisë siç tha ai, është për të arritur një flotë prej 500 avionëve dhe 120 milionë klientë në tërë botën.

Në hapjen e zyrës së re i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në vend, Ömür Şolendıl, i cili theksoi se hapja e kësaj zyre është një hap me rëndësi të veçantë për suksesin e mëtejshëm të kompanisë.

“Kompania jonë e cila vitet e fundit ka treguar një përparim të madh dhe është bërë njëra nga kompanitë më të mëdha ajrore në botë, është një burim krenarie për ne”, u shpreh Şolendıl.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.