☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.56 ▲0.79%
ARI 4,006 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,833 ▼ -0.61% ETH $2,313 ▼ -0.68% XRP $1.3000 ▲ +0.79% SOL $99.8900 ▼ -1.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.56 ▲0.79 % ARI 4,006 ▼0.8 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.56 ▲0.79 % ARI 4,006 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Starmer mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, njofton vizitë në Gjirin Persik

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka mirëpritur armëpushimin e arritur mes SHBA-së dhe Iranit gjatë natës dhe e ka cilësuar këtë si një mundësi për të siguruar një zgjidhje afatgjatë për transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.

Starmer do të udhëtojë sot drejt Lindjes së Mesme, ku pritet të diskutojë përpjekjet diplomatike për të mbështetur dhe ruajtur pushimin e zjarrit me liderët e aleatëve të Gjirit.

SHBA-ja pezullon kërcënimet ushtarake

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi dje se “i gjithë civilizimi iranian do të shuhej” nëse Teherani nuk pranonte kërkesat e tij.

Megjithatë, para përfundimit të afatit të ultimatumit për një marrëveshje, Trump njoftoi pezullimin e kërcënimit për të zgjeruar ofensivën ushtarake ndaj centraleve dhe urave, me kusht që Ngushtica e Hormuzit të rihapej.

Trump tha gjithashtu se Irani kishte propozuar një plan 10-pikësh, që ofron “një bazë për negociata”.

Ky veprim erdhi pas një kërkese të Pakistanit, i cili ka vepruar si ndërmjetës në konfliktin mes palëve.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se kishte ftuar të premten zyrtarët iranianë dhe amerikanë në Islamabad për bisedime.

Britania e Madhe angazhohet për mbrojtjen e rajonit

Gjatë vizitës së tij, Starmer pritet të zhvillojë bisedime mbi rihapjen e përhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe do të paraqesë qëndrimin e qeverisë britanike për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit me Iranin. Ai gjithashtu do të falënderojë forcat e armatosura britanike dhe aleate që veprojnë në rajon.

Ministria e Mbrojtjes britanike njoftoi se personeli i saj ka interceptuar mbi 110 sulme dronësh dhe se RAF ka kryer mbi 1,600 orë operacione mbrojtëse.

Armëpushimi dyjavor

Presidenti Trump njoftoi pezullimin e sulmeve për një periudhë dyjavore, duke përfshirë hapjen e plotë dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit.

Sipas tij, ky do të jetë një armëpushim dypalësh, ndërsa SHBA-ja dhe Irani janë duke finalizuar një marrëveshje afatgjatë për paqen në Lindjen e Mesme.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit konfirmoi pranimin e armëpushimit dyjavor. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se në këtë periudhë do të sigurohej qarkullimi i sigurt i anijeve përmes ngushticës, në koordinim me forcat e armatosura iraniane.

Mbështetje ndërkombëtare për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, zhvilloi bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për përpjekjet ndërkombëtare dhe mjetet diplomatike për rihapjen e ngushticës.

“Të dy sekretarët ranë dakord mbi nevojën për përpjekje ndërkombëtare që të sigurohet lëvizja e lirë e transportit detar dhe furnizimi i energjisë për tregjet globale”, thuhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.