Turqi, arrestohet producenti i filmit për biografinë e Erdoganit
Turqia arrestoi Ali Avcin, producentin e një filmi biografik rreth fëmijërisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe karrierës së tij të hershme politike.
Filmi “Reis” (Lideri) ka dalë këtë vit, por ka marrë kritika negative.
- Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se Avci është akuzuar për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.
Autoritetet turke e fajësojnë Gulenin, i cili jeton në mërgim në SHBA, për orkestrim të përpjekjes për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik të vitit të kaluar.
Turqia po shënon njëvjetorin e puçit të dështuar me së paku 40,000 njerëz të arrestaur dhe mbi 100,000 të tjerë të pushuar nga puna, nën akuzat se kanë lidhje me Gulenin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.