Kronika

Turqia dhuron 10 mjete transporti për ushtarakët shqiptarë

Republika e Turqisë i dhuron 10 minibuzë Forcave të Armatosura Shqiptare, në kuadër të mbështetjes që pala turke ofron për modernizimin e tyre. Minibuzat, e prodhuar nga kompania e njohur e prodhimeve ushtarake turke “OTOKAR”, do të shërbejnë për transportimin e ushtarakëve në njësitë dhe repartet e tyre.

41Ato janë pjesa e parë e një pakete të konsiderueshme mjetesh transporti, të cilat do të vihen në dispozicion të Forcave të Armatosura gjatë vitit 2015.
Me këtë rast, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua sot ceremonia e dorëzimit të tyre, ku ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjen/major Jeronim Bazo, ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar etj.
Ministrja Kodheli falenderoi qeverinë dhe Forcat e Armatosura turke për mbështetjen e pakursyer për Forcat tona të Armatosura, sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo dhe pajisjeve, ndërsa siguroi se ushtria shqiptare do t’i përligjë më së miri këto investime.
Ambasadori turk, Hidayet Bayraktar, nga ana e tij tha se Turqia e konsideron Shqipërinë një ndër vendet më të rëndësishëm në Ballkan dhe me mjaft influencë në stabilitetin e rajonit. Për këtë arsye, u shpreh ai, modernizimi i FA-së është një ndër prioritetet kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Related Articles

Nje koment

  1. JU DHA 10 AUTOBUZA DHE DO TE BEJE 10 XHAMI SI NE ARABI … NUK E KUPTONI SE E BEN PER TJU FUTUR NE XHEP PASTAJ DO TJU KOMANDOJE …BENI KET BENI ATE DHE DO TJU TERHEQI NGA HUNDA … RAMA BARISHA ME LEKET QE I VODHEN POPULLIT DHE BENE VILLA …MUND TE BLENIN 50 AUTOBUZA VETE PA JA SHTRIRE DOREN NJERIU …POR SI GJITHMONE PERFITOJNE PER INTERESAT PERSONALE ….DHE E LEJNE VENDIN NE MESHIRE TE TURVE …. TE KENI TURP TE KORRUPTUAR …META ME LEKET QE BERI FESTA NE RESTORANE MUN TE BLENTE 1 AUTOBUZ …10 LOPE PER NJE FSHAT …POR JO PREFERON TI HEDHI LEKET NGA DRITARJA DHE TA LEJE POPULLIN PA HONGER …..PA PUNE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button