Kosova

Turqia do t’i mbrojë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, me të cilin janë pajtuar që të merrnim masa për të shtuar investimet turke në Kosovë.

turqia-do-t-rsquo-i-mbroj-euml-interesat-e-kosov-euml-s-n-euml-aren-euml-n-nd-euml-rkomb-euml-tare_hdJa postimi i Thaçit në Facebook.

Në ditën e dytë të vizitës sime në Turqi, pata një takim shumë miqësor me kryeministrin Ahmet Davutoglu, i cili më përgëzoi për qeverinë e re dhe shprehu dashamirësinë e tij të madhe për Kosovën, duke më kërkuar që t’ia përcjelli në Prishtinë urimet e tij më të mira për festën e pavarësisë.

Me kryeministrin Davutoglu diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe u pajtuam që të merrnim masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë.

Ai premtoi se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër.

Related Articles

Nje koment

  1. …Si te mos i “mbroje” interesat “vllau” i madh….Duket edhe ne foto ,dy “turq” me nje flamur….Ka 600 vjet qe “vllau”” mbron” interesat e shqiptareve ne pergjithesi, dhe te Kosoves ne veçanti….Ai eshte kujdesur qe “vllaznit” e tij shqiptare, te shperngulen ne te kater anet e botes,…vetem ne shtepite e tyre , ne token e tyre te mos qendrojne….Kur te mos ngele asnje kembe shqiptari ne dheun e vet ,..atehere “vllau” i madh, do filloje te na “ndihmoje”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button