🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,669 ▼ -0.29% ETH $2,229 ▼ -0.2% XRP $1.1551 ▼ -1.63% SOL $89.1700 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Turqia kthehet në kalendarin e Botërorit nga 2027-a me Çmimin e Madh të Stambollit

Gara e Turqisë do të kthehet në kalendarin e Formula 1 për të paktën 5 vjet, duke nisur nga viti 2027. “Kthimi i Çmimit të Madh të Turqisë në kalendarin e Formula 1 është një fitore për pasionin dhe besimin e Turqisë në sport”, – ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një eventi, ku u njoftua rikthimi i garës së Stambollit.

Në Turqi është garuar nga 2005-a në 2011-ën dhe pastaj në 2020-ën dhe në 2021-shin, në cirkuitin e Tuzla, lokalitet në periferi të qytetit mbi Bosfor. “Garat e Formula 1 që do të zhvillohen në Istanbul Park për të paktën 5 vjet jo vetëm do të mbështesin pozicionin e lidershipit të Stambollit, por edhe do t’i tregojnë botës që vendi ynë është i sigurt në rajonin e vet”, – ka shtuar lideri turk gjatë ceremonisë në Stamboll, ku merrnin pjesë edhe administratori i deleguar i Formula 1, Stefano Domenicali, dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Mohammed Ben Sulayem.

Istanbul Park është një cirkuit prej 5338 metrash gjatësi dhe është i njohur për “kthesën 8”, mjaft impenjative për pilotët. Gjatë sezonit 2025, Formula 1 ka shkuar në mbi 827 milionë telespektatorë në më shumë se 180 vende.

Po ashtu, ka pasur më shumë se 6.7 milionë spektatorë në shkallët e cirkuitëve. Formula 1 në vitin 2025 ishte aktiviteti sportiv ndërkombëtar më i ndjekur edhe në rrjetet sociale, me 2.3 miliardë ndjekës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.