☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,602 ▼ -1.83% ETH $2,218 ▼ -1.18% XRP $1.3303 ▼ -1.69% SOL $82.2800 ▼ -2.8%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Turqia mohon përdorimin e hapësirës së saj për sulmet e koalicionit në Siri

sulmet-ne-siri-2-618x350As hapësira ajrore e Turqisë, as baza ajrore e Incirlikut nuk është përdorur për goditjet e koalicionit kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri, konfirmuan burime zyrtare turke.

“Hapësira jonë ajrore dhe baza jonë nuk janë përdorur”, theksoi një prej burimeve në kushtet e anonimatit.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) konfirmoi nga ana e tij se avionët e ardhur nga Turqia kishin kryer sulme.

“Nuk është çështja që Turqia, hapësira e saj ajrore apo baza e Incirlikut të jenë përdorur për arsye operacionale gjatë sulmeve të koalicionit”, nënvizoi një zyrtar i rrethit të kryeministrit, Ahmet Davutoglu

Këto goditje ajrore kanë shënjestruar pozicionet e xhihadistëve në rrethinat e qytetit kurd, Ain al-Arab, i rrethuar plotësisht nga grupi ekstremist, sipas ODSH.

Presioni i Shtetit Islamik në këto zona ka shkaktuar një fluks masiv prej 140 000 civilësh të larguar drejt Turqisë që prej javës së kaluar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se Turqia mund të jepte një mbështetje ushtarake në operacionet kundër Isis.

“Ne do të japim mbështetjen e nevojshme për këtë operacion. Kjo mbështetje mund të jetë ushtarake dhe politike”, theksoi presidenti turk në Nju Jork, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.