🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,610 ▼0.22%
DOW 46,087 ▼0.3%
NASDAQ 22,083 ▼0.31%
NAFTA 93.67 ▼1.88%
ARI 4,643 ▼5.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,409 ▼ -0.91% ETH $2,147 ▼ -1.96% XRP $1.4486 ▼ -0.33% SOL $89.0100 ▼ -0.69%
S&P 500 6,610 ▼0.22 % DOW 46,087 ▼0.3 % NASDAQ 22,083 ▼0.31 % NAFTA 93.67 ▼1.88 % ARI 4,643 ▼5.18 % S&P 500 6,610 ▼0.22 % DOW 46,087 ▼0.3 % NASDAQ 22,083 ▼0.31 % NAFTA 93.67 ▼1.88 % ARI 4,643 ▼5.18 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Turqia ofron ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet në jug të Shqipërisë

Sot në një ceremoni Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar iu ka dorëzuar autoriteteve të emergjencave civile shqiptare ndihmat e ardhur nga Agjencia e Emergjencave Civile të Turqisë (AFAD), e përbërë NGA rreth 1700 pako me ndihma ushqimore, raporton Anadolu Agency (AA).

turqiaNë ceremoninë e dorëzimit e cila u organizua në ambientet e rezervave shtetërore në periferi të Tiranës merrte pjesë Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë,  Genci Gjonçaj, Drejtori i Emergjencave Civile në Shqipëri, Shemsi Premçi, Përfaqësues të AFAD si dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë Şaban İşlek.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë,  Genci Gjonçaj e njohu nga afër Ambasadorin e Turqisë me gjendjen e zonave të përmbytura dhe sistemin e operimit të shpërndarjes së ndihmave.

Gjonçaj në një prononcim për Anadolu Agency (AA) falënderoi autoritetet turke për ndihmën e dhënë dhe ndërhyrjen në kohë ndaj situatës së krijuar.

Gjonçaj duke falënderuar të gjithë shtetet që kanë kontribuar në këtë emergjencë civile ka dhënë siguri mbi shpërndarjen e plotë dhe të shpejtë si dhe dërgimin në destinacionin e duhur të ndihmave të ardhura nga vende ndryshme dhe Turqia në veçanti.

Gjonçaj në vazhdim të fjalës së tij tha se “përfitoj nga rasti të falënderoj shtetin turk dhe TIKA-n që i gjenden pranë popullit shqiptarë në momente të vështira dhe inkurajoi TIKA-n të vazhdojë të qëndrojë dhe kontribuojë për Shqipërinë dhe shqiptarët pasi ne i jemi mirënjohës për praninë tyre. Jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin me të jo vetëm në emergjencat civile, por edhe në fushat e tjera”.

Pjesa jugore e Shqipërisë disa ditë më parë u përfshi nga përmbytjet, ku si pasojë u dëmtuan me dhjetëra banesa, biznese dhe u përfshinë nga ujërat mijëra hektarë tokë. Nga kjo situatë autoritetet shqiptare iu drejtuan për ndihmë disa shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.