☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.57 ▲1.38%
ARI 4,509 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,889 ▲ +0.42% ETH $2,149 ▼ -0.39% XRP $1.4022 ▼ -0.7% SOL $90.9000 ▼ -0.27%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Tusk përpara samitit: Brexit mund të anulohet

Donald Tusk e lë të hapur mundësinë  që Brexit të mos materializohet asnjëherë.

Në komentet e bëra për mediat përpara samitit të BE-së, në Bruksel, presidenti i BE-së la të kuptohet se procesi mund të përmbyset, duke i ilustruar pohimet e tij edhe me disa vargje të famshme të John Lennon.

“Ca miq të mi britanikë më pyetën nëse Brexit mund të zhbëhet dhe nëse unë mund ta imagjinoja një skenar ku Britania vazhdon të mbetet pjesë e BE-së. U thashë se blloku është ndërtuar mbi ëndrra që dukeshin të pamundura për tu vënë në jetë, prandaj kush e di? Mund të më quani ëndërrimtar nëse doni, por ama nuk jam i vetmi”, ka thënë Tusk.

Britania tronditi bllokun europian kur votoi në 2016-tën për t’i dhënë fund anëtarësimit 40-vjeçar në BE.

Paraqitja katastrofike e konservatorëve të Theresa May-t në zgjedhjet e 8 qershorit, prej të cilave humbën shumicën parlamentare, i ka dhënë jetë spekulimeve se planet e Brexit mund të zbuten ose edhe të rrëzohen fare.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ministri gjerman i Financave deklaruan që të dy javën e kaluar se për Britaninë, dera e qëndrimit në Bashkimin Europian vazhdon të mbetet e hapur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.