☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,433 ▲ +0.57% ETH $2,305 ▲ +2.56% XRP $1.3645 ▲ +0.5% SOL $85.6200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Arte

U helmua Pablo Neruda?

Në 50-vjetorin e vdekjes së tij, një grup i tretë ekspertësh do të përpiqet të përcaktojë nëse një toksinë, e gjetur në mbetjet e çmimit Nobel për Letërsia të vitit 1971, ishte shkaku i vdekjes së poetit më të njohur kilian, Pablo Neruda.

Ai vdiq më 23 shtator 1973, dy javë pas grushtit të shtetit, që përmbysi qeverinë e Salvador Allendes (1970-1973).

Pesë vjet më parë, grupi i dytë i ekspertëve kishte vërtetuar se Ricardo Neftali Reyes (emri i vërtetë i Nerudës) nuk kishte vdekur nga kanceri i prostatës që e kishte prekur dhe për të cilin ishte larguar nga ambasada në Francë për t’u tërhiqur në Isla Negra dhe për të përfunduar shkrimin e kujtimeve të tij ”E pranoj se kam jetuar”.

Në fakt, specialistët kishin zbuluar një toksinë në një molar, të quajtur Clostridium botulinum, thënë ndryshe më i njohuri nga toksina botulinike që prodhon klostridin, që konsiderohet si mikroorganizëm përgjegjës për botulizmin.

Gjyqtarja kiliane për çështjet e të drejtave të njeriut, Paola Piazza, kujtoi së fundmi se laboratorët e specializuar për studimet e gjenomikës bakteriale janë porositur për të zbuluar nëse ai ishte një bakter i rritur në laborator.

”Ekipi i ri i ekspertëve duhet të sqarojë rrethanat në lidhje me zbulimin e Constridium botulinum në eshtrat e poetit”, theksoi ajo.

Trupi i autorit të ”Njëzet poezi dashurie” u zhvarros më 8 prill 2013 në plazhin e Isla Negrasm ku Neruda prehet pranë Matilde Urrutia, bashkëshortja e fundit.

Pesëdhjetë vjet më parë versioni zyrtar i vdekjes së Nerudës fliste për kancerin e prostatës, edhe pse gjendjen e tij fizike nuk linte dyshime që mund të çonin në vdekjen e afërt.

Ndaj sot, dyshohet fort se Neruda mund të jetë vrarë nga regjimi i gjeneralit Augusto Pinochet.

Koordinatori Kombëtar i Gjykatës Supreme të Kilit për të Drejtat e Njeriut, Mario Carrozza theksoi se “ne duhet t’i japim fund një hetimi që na duket se ka qenë transcendental duke qenë se në këtë rast ka prova që lejon panelin e tretë të ekspertëve për të përcaktuar nëse një substancë mund të jetë ose jo vendimtare për vdekjen e Pablo Nerudës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.